BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Emigrantët do të votojnë me postë, ja si duhet të procedojnë

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Emigrantët do të votojnë me

Të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit do mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në vendin tonë. Përmes një raporti të bërë publik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se emigrantët mund të marrin pjesë në zgjedhje përmes postës. KQZ ka dalë në këtë rezultat pas analizimit të gjithë opsioneve të ofruara deri më sot. Sipas anëtarëve të KQZ, kjo është mënyra më efikase e mundshme edhe pse nga një shqyrtim i zërave të tjerë situata paraqitet pesimiste, me risqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pamjaftueshme për t’i kryer të gjitha proceset e nevojshme. Gjithsesi KQZ mendon se ky plan do të shkojë me sukses njësoj si në vendin fqinj dhe sigurisht do të jetë vetëm për këtë periudhë. “KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimin postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për t’u zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës vlerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si një zgjidhje afat-shkurtër”, thuhet në raport. Ndër të tjera në raport sqarohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të dhënë votën e tyre përmes postës. Në raportin e publikuar shpjegohet se, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit e-Albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar. Në këtë mënyrë, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri. Përshkrimi i këtij procesi hedh kategorish poshtë mënyrën e votimit nëpër ambasada, për shkak të numrit të kufizuar të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt. Gjithsesi KQZ pranon që edhe ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen: Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë; Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ; Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme; Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.