BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Luan Rama bën denoncimin e fortë nga Vlora: Kandidatët e PS ofrojnë favore për vaksinën dhe për marrjen e ...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Luan Rama bën denoncimin e fortë nga Vlora:

Zv.kryetari dhe kandidati i parë i LSI në Vlorë, Luan Rama ka denoncuar favoret që po ofrojnë kandidatët e PS për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Luan Rama thotë se numra telefonësh nga zyrat politike të PS telefonojnë qytetarë e punonjës të administratës të paraqiten para zyrave të kandidatëve që t’u zerohen detyrimet që kanë në shtet.

Po ashtu ai thotë se favore po ofrohen edhe për bërjen e vaksinës apo certifikatat e pronësisë.

Sipas Ramës, asnjë nuk e ndal fitoren e LSI si presionet, shantazhet apo lajmet e fabrikuara.

‘Numra telefonësh nga zyrat politike të Rilindjes, marrin dhe kontaktojnë, telefonojnë qytetarë, punonjës të administratës, publike ose jo. Biznesmenë apo qytetarë të tjerë në punën e tyre. Dhe ju kërkojnë informacion se për kë do të votojnë. Dhe ndërkaq pastaj i ftojnë përmes këtyre numrave telefonik dhe njëri nga numrat është ky numër nga shtabet politike të Rilindjes 069624363, nga i cili janë kontaktuar dhe veprimtarë edhe votues edhe të zgjedhur në forumet drejtuese të LSI. Dhe ju kërkohet nëse kanë ndonjë detyrim në shtet për të paguar që të shkojnë të zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes që t’i zeroni t’ua u falin.

Keni nevojë për ndonjë certifikatë pronësie që të shkoni te zyra e kandidatit për deputet të Rilindjes dhe ta merrni. E keni bërë vaksinën që të shkoni pranë qendrës së vaksinimit dhe të kryeni vaksinën.

Këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre. Asnjë makinacion, asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë lajm i fabrikuar, i trafikuar përmes kanalesh kriminale, për gjoja largim të njërit apo afrim të tjetrit, nuk do të mund dot të ndalë fitoren e LSI. ‘’- tha Luan Rama.