BREAKING NEWS

Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të mbani përgjegjësi për...

Zgjedhjet po afrojnë! Yuri Kim shkund politikën shqiptare: Do të
x

Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama-Basha në dhjetor hedhin piketat e listës së kandidatëve, rreth 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë

Zgjedhjet e 25 prillit, Rama-Basha në dhjetor hedhin piketat e listës

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt piketimeve të listës së kandidatëve për deputet sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Pak muaj më parë kryedemokrati Lulzim Basha vendosi ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për deputet në PD, ndërsa kryeministrit Edi Rama prezantoi pak ditë më parë platformën online “anëtarësia.ps.al”, përmes së cilës deputetët dhe ministrat do të kalojën në skaner. Por gazeta ka mësuar se Rama dhe Basha duket se e kanë krijuar idenë se kush do të jenë “gladiatorët” që do të hedhin në fushën e betejës të dielën e 25 prillit të vitit 2021.

Rreth 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë

Kështu burime pranë selisë rozë dhe selisë blu pohuan se si Basha ashtu edhe Rama kanë pritet që të hedhin piketat e listës së kandidatëve në muajin dhjetor, ndërsa mësohet se rreth 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë. Sipas informacioneve, mësohet se kryeministri Rama është njohur me të gjitha vlerësimet, që janë adresuar për deputetët dhe ministrat në platformën online, ndërkohë që ka nisur të bëjë edhe kalkulimet e listës së kandidatëve që do të garojnë për deputet nën siglën e PS në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Në këtë kontekst, mësohet se ata deputetët që rezultojnë se ndaj tyre ka pakënaqësi nga baza socialiste, rrezikojnë të mbeten jashtë listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, mësohet se edhe në portalin tjetër “Deputeti që Duam” ka pasur një bum aplikimesh nga qytetarët, të cilët kanë shfaqur interes për t’iu bashkuar Partisë Socialiste dhe garuar nën siglën e saj si deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë që shumë prej deputetëve aktualë pritet të mbeten jashtë. Nga ana tjetër, sipas informacioneve edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të bëjë revolucion të thellë në radhët e demokratëve, pasi në muajin dhjetor pritet të hedhë piketat e listës së kandidatëve për deputet. Mësohet se edhe Basha i ka piketuar emrat që do të kandidojë, ndërsa mësohet se shumë nga ish-deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pritet të mos kandidohen. Pra, si në PS ashtu edhe në PD, pritet që 30-40 për qind e emrave aktualë mund të mbeten jashtë. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Megjithatë, sinjalet se askush nuk e ka vendin e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme i dha dhe vetë kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, i cili paralajmëroi grupin aktual parlamentar se vendi i tyre nuk është i sigurt dhe sipas tij, ata që nuk japin aq sa duhet nuk do të jenë në formacion. “Këtë të diel ne do të merrnim më pak vota sa meritojmë, ndërsa ata do të merrnin më pak sa kanë marrë herën e fundit. Ne do të merrnim më pak vota sepse populli pret shumë më shumë nga ne dhe se populli nuk pret asgjë nga ata dhe ka të drejtë. Kur unë pres më shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni dikush që nuk ka as ngenë dhe as arsyen që të justifikojë mungesën e gjërave që pret apo të shohë të njëjtën vëmendje për të parë me lupë çfarë ne kemi bërë dhe të arsyetojë pse nuk bënim dot më shumë. Ne kemi mjaftueshëm kohë për të përmbushur pritshmëritë. Kemi mjaftueshëm kohë për ta ristartuar kompjuterit për procesin e rikrijimit të skuadrës fituese. Troç farë, deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi kandidatë për deputetë. Kush nuk do të japë jo thjesht gjithçka ka, por gjithçka duhet, nuk do të jenë në atë formacion e ardhshëm”, deklaroi Rama.

Më të lexuarat