BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Politike

Zgjedhjet e parakohshme një mundësi për të tejkaluar ngërçin? Përgjigjet PS-ja për herë të parë pas takimit mes Metës dhe opozitës

Zgjedhjet e parakohshme një mundësi për të tejkaluar

Mazhoranca shprehet se zgjedhjet e parakohshme nuk janë rruga për të tejkaluar ngërçin politik. Deputetja e PS, Elona Gjebrea tha se qeveria dhe parlamenti janë duke vazhduar punën.Edhe pse thotë se situata nuk është normale, duke fajësuar opozitën, Gjebrea deklaron se nuk mendojnë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk mendojmë që Shqipëria duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne jemi duke vazhduar punën. Sigurisht është një situatë anormale edhe një situatë e pa ndodhur më parë. Për fatin tonë të keq e ndodhur jo nga ana e mazhorancës por nga ana e opozitës. Fakti që ne kemi tashmë opozitë brenda parlamentit na mundëson që të kemi një parlament që po përpiqet të bëjë të gjitha detyrat ashtu siç duhet.”- tha deputetja në Ora News.