Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet, gjykata nisin dhëniet e mandateve për fituesit, KQZ pranon të hapë 11 kuti në Lezhë

Postuar: 12/07/2019 - 08:09

 Pretendimet e opozitës se zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë të paligjshme kanë rezultuar flluska sapuni. Gledjan Llatja, të cilit Partia Socialiste i besoi Bashkinë e Elbasanit në 30 qershor, është zyrtarisht kryetar i Bashkisë edhe me vendim gjykate. Kandidatët fitues të zgjedhjeve vendore iu drejtuan gjykatave për të certifikuar mandatin e tyre, duke qenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kuorum. Dhe duke filluar nga dje gjykatat kanë nisur dhënien e mandateve për fituesit. I pari që ka marrë mandatin ka qenë kryebashkiaku i ri i Elbasanit. Në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, konfirmohet mandati i fituar nga Gledjan Llatja për të drejtuar Elbasanin në 4 vitet e ardhshme. Llatja do të zëvendësojë kryebashkiakun Qazim Sejdinin, i cili lë Bashkinë pas 3 mandatesh në krye të saj. Vendimi është marrë dje, pas kërkesës së dorëzuar nga vetë Llatja në gjykatën e Elbasanit për vërtetimin e mandatit. Në 30 qershor, Gledian Llatja nuk kishte kandidat përballë për Bashkinë e Elbasanit, kjo pasi opozita nuk vendosi të marrë pjesë në zgjedhje. Po kështu, mandatin e kryebashkiakut e ka marrë edhe kandidati fitues për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali. Pra, me dhënien e mandateve bien edhe alibitë e opozitës. Pasi sipas ligjit, është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore. Por përveç gjykatave, zgjedhjet vendore të 30 qershorit kanë qenë edhe në vëmendjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e djeshme, mes shumë vendimesh KQZ ka pranuar edhe ankesën e kandidatit për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj dhe Partisë Konservatore Albania për të hapur disa kuti në Lezhë. Seanca e KQZ për të shqyrtuar hapjen e 11 kutive në Bashkinë e Lezhës do të mbahet sot në orën 10:00. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore deklaroi se në këto qendra votimi janë vënë re më shumë vota se votues. “Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore. Ndërkohë, ankesën e Eduard Ndocajt e mbështetën edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ. “Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim”, deklaroi anëtari i KQZ, Bledar Skënderi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.