Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet lokale/ Shkon në 9 numri i partive opozitare që pritet të regjistrohen në KQZ

Postuar: 21/04/2019 - 12:57

Ditën e martë mbaron afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 30 qershorit. Janë 43 subjekte zgjedhore që duan të jenë pjesë e garës, nga ku 35 janë regjistruar pranë KQZ-së dhe 8 të tjera kanë bërë aplikimin që më pas të regjistrohen.

Partia Socialiste dhe 18 parti të tjera aleate kanë dorëzuar dokumentet. Nga PS pritet, pro edhe nga e djathta janë 5 parti që janë regjistruar në zgjedhje. Disa nga kryetarët kanë qenë dikur aleatë të Bashës, mes tyre Ylber Valter nga partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Zef Shtjefini nga partia Ora e Shqipërisë, Bashmi Liberal Demokrat me drejtues Arian Starova, Arian Galdini me Partia për Liri, gjithashtu Kujtim Gjuzi me Partinë Kombëtare Konservatore.

Ndërkohë, 9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit me “Bindja Demokratike” me kryetare Rudina Hajdarin, që pritet të regjistrohet në KQZ ditën e fundit të afatit ligjor.

KQZ ka njoftuar se ditën e martë do regjistrohen këto parti: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimi Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë. Nga ana tjetër, tre deputetë nga listat e PD pritet të marrin mandatin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 09:20

Presidentin e Republikës, Ilir Meta nuk e presin ditë të mira. Gjatë sesionit të ri parlamentar pritet që ai të shkarkohet nga Parlamenti. Por kjo duket se nuk do të jetë goditja e vetme për kreun e shtetit.

Postuar: 18/08/2019 - 08:55

Nisma e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ishte në kohë

Postuar: 18/08/2019 - 08:52

Ngjarja me pronarin e restorantit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, i cili terrorizoi një grup t

Postuar: 18/08/2019 - 08:30

Dalin në dritë të tjera fakte nga maskarada që po ndodh me falimentimin e “Veneto Banka&rdq

Postuar: 18/08/2019 - 08:28

Në një magazinë fiskale të një subjekti në qytetin e Vorës u zbulua depozita me mall të fshehur n

Postuar: 18/08/2019 - 08:26

Procesi i dekriminalizimit ka rikthyer përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.

Postuar: 18/08/2019 - 08:24

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e djeshme ka përkujtuar 14 mirditorët që mbetën të