BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zgjedhjet, Malo dhe Dhima vijojnë takimet elektorale: Në 25 prill do korrim fitore të thellë, të vendosur për të zgjidhur problemet e qytetarëve

Zgjedhjet, Malo dhe Dhima vijojnë takimet elektorale: Në 25 prill do

Socialistët vijojnë të mendojnë dhe besojnë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do t’i fitojnë ata, madje me një fitore të thellë, e duke marrë kështu një mandat të tretë qeverisës. Prej muajsh të gjithë janë në bazë dhe po zhvillojnë takime intensive me qytetarët, për t’i bindur këtë të fundit se përse në 25 prill duhet të votojnë për Partinë Socialiste. Ditën e djeshme deputetja e PS qarku Gjirokastër, Artemis Malo, përmes një statusi në rrjetet sociale zbuloi se është takuar me qytetarët në zonën e Dropullit. Mes të tjerash, zonja Malo theksoi se Partia Socialiste do marrë fitore spektakolare, ndërkohë që shton se emigrantët kanë të drejtë të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë. “Në punë, në krye, pa u lodhur, pa u ndalur! Vijojmë takimet me strukturat e Partisë Socialiste Dropull. Biseduam gjatë për organizimin më të mirë, drejt fitores që na pret! Diskutuam për problemet e banorëve dhe çdo mënyrë asistence, mbi çdo mënyrë e program investimi në vazhdim. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë! Me shumë keqardhje për kundërshtimet e Partisë Demokratike dhe LSI-së! Sigurisht që nuk mund të pranojnë një zhvillim kaq të mirë! Me qetësi dhe dashuri, do ta jetojnë edhe këtë! PS fitore të thellë në 25 prill”, shkruan Malo. Nga ana tjetër, edhe deputetja e PS, Antoneta Dhima përmes një statusi në rrjetet sociale zbuloi se është takuar me banorët e lagjes “Mustafa Matohiti” në qytetin e Patosit. Në reagimin e saj zonja Dhima thotë se ka shprehur gatishmërinë për të adresuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve. “Takimet dhe bashkëbisedimet me banorët janë shumë të rëndësishme në çdo kohë jo vetëm në fushatat zgjedhore. Së bashku me Luljetën dhe Smeraldin ditën e sotme takuam banorët e lagjes “Mustafa Matohiti” me të cilët diskutuam dhe shkëmbyer mendime për hallet e shqetësimet e tyre, për orientimin dhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve. Folëm dhe diskutuam së bashku për punësimin, për problemet me infrastrukturën rrugore, për investimet e kryera në arsim, për shëndetësinë për të cilën morëm falënderimet nga banorët e kësaj lagjeje pasi sapo ka filluar rikonstruksioni i Ambulancës Shëndetësore një investim ky i qeverisë shqiptare i cili do bej të mundur përmirësimin dhe ofrimin e një shërbimi cilësorë etj. Vlerësime nga qytetarët vijnë për punët e kryera dhe shërbimet e ofruara por nuk mungojnë edhe vërejtjet, që na bëjnë të angazhohemi më shumë, të punojmë me tepër, e përditë të shohim mundësi zhvillimi të familjeve e bizneseve”, shkruan Dhima.

Më të lexuarat