BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Politike

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Çdo gjë është përgatitur sipas protokolleve teknike

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Çdo gjë është

Të Dielën pritet të zhvillohet procesi i zgjedhjeve të pjesshme për kreun e bashkisë Kukës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë më shumë detaje sot për Klan Neës sa i takon përgatitjes nga ana e KQZ-së për votimin që do të kryhet.

Në intervistë televizive, Celibashi tha se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme.

“Procesi ka shkuar mirë, nuk kemi evidentuar probleme. Janë identifikuar të gjithë ata që do të punojnë si operatorë të pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve në këto zgjedhje. Pak a shumë duhet ta themi, çdo gjë është gati për zgjedhjet e të Dielës në Kukës. Nuk kam dashuroj të komentoj lidhur me gjykimin e Kryeministrit apo të të tjerëve për identifikimin elektronik dhe problematikat e këtij sistemi të shfaqura më 14 Maj, kryesorja është fakti që problematika e prezantuar atë ditë nuk ka qenë në atë masë sa mori atë jehonë dhe atë interes, sikurse u demonstrua në datën 14 Maj. Ka qenë më impakt 0 në përgjithësi për zhvillimin e votimit.

Ne i kemi adresuar këto probleme, nuk ka patur probleme me pajisjet për sigurinë e tyre, janë përdorur në vitin 2021 dhe s’pati probleme, edhe më 14 Maj. Çdo gjë është përgatitur ashtu siç duhet sipas të gjitha protokolleve teknike.”tha Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpenzojë 25.5 milionë lekë për këto zgjedhje, por Celibashi mohoi të ketë pasur fonde rezervë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“KQZ nuk është institucion që prodhon të ardhura kështu që buxhetet i merr nga fondet publike, të miratuara nëpërmjet ligjit për buxhetin e shtetit, në përgjithësi kërkesat tona për financime për përgatitjen e procesit zgjedhor janë përmbushur thuajse në masën 100%.”

Ai deklaroi po ashtu se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të dalë brenda afatit të përcaktuar me ligj.

“Ne tashmë do të ishte mirë ta mbanim në vëmendje, kemi krijuar një eksperiencë të mirë lidhur me afatin brenda të cilit ne shpallim rezultatet e zgjedhjeve. Në thuajse 99% të njësive zgjedhore rezultati është shfaqur brenda afatit të përcaktuar, procesi i numërimit të votave nuk ka vazhduar me ditë apo me javë. Do të punojmë ngushtë me përfaqësuesit e dy subjekteve që kanë paraqitur kandidatë në këto zgjedhje, PS dhe PD dhe të kontribuojmë që procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt, besoj do ta kemi këtë mirëkuptim për procesin.”

Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të Dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit.

Më të lexuarat