BREAKING NEWS

“Vetëm me një urdhër”, analisti Andoni zbulon prapaskenat e marrëdhënies së presidentit me SHBA dhe parashikon zhvillime pas 24 korrikut

“Vetëm me një urdhër”, analisti Andoni zbulon
x
BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Politike

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me votimet për kreun e PD, ku fitoi thellë Sali Berisha. Ngjela i quajti zgjedhjet një votim fiktiv.

Postimi i Ngjelës

Vetëm Saliu nuk e kuptoi që, dje, me një votim fiktiv, pa fare pjesëmarrje, dhe me lojën otomane të deklarimeve me politikë false, rroposi veten si otomani e osmani i fundit në Shqipëri.

l. Frika e budallalleps njeriun me kapacitet mediokër, por e bën delirant heroin budalla.

Ja të dy rastet e Shqipërisë: ata janë - Haxhi Qamili dhe Sali Berisha.

Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë.

Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçë, e takoi Haxhiun dhe i tha: "Hiq dorë nga Korça se aty prek intetesin e Francës".

Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij 'lapidare': "Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete."

Kurse Saliut, kur i Thanës se nuk të pranon Amarika, tha: "Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete".

Por dje e la edhe Tropoja edhe Kavaja, se nuk dolën në votime për ta votuar.

Kudo po kështu, në të gjithë Shqipërinë.  Vobegtësi mendore pamë nga përkrahësit e Saliut, dhe heshtje politike. Kurse stafi i çoroditur dhe i trembur i Saliut gënjeu sikurse edhe në vitin 1996, kur, po këta, mbushëni kutitë e votimeve politike të atij viti.

Por, dje në darkë, rreth tetëdhjetë të fantaksur e pritën Haxhiun e sotëm si fitimtar, në selinë në Tiranë.

ll.

Jam kryetari i Partisë Demokratike thotë Saliu, domethënë Haxhiu, dhe tani do mund Amerikën. Por të gjithë njerëzit me mend në kokë qeshin jo me Haxhi Qamilin, por me Sali Berishën, i cili tani nuk ka parti ligjore. Se Partinë Demokratike, të njohur nga ligji, e drejton stafi i saj ligjor, që as pyeti fare për votimin e Saliut.

Po ata që e filmuan votimin fals të Saliut, a do t'ia shfaqin në media vobegtësinë politike të Saliut, që dje tregoi jo vetëm falimentin e tij, por edhe paaftësinë intelektuale për të kuptuar falimentin dhe dobësinë e tij?

Por ja, ai dje vërtetoi fundin e tij, se fund kish marrë me kohë. Gënjeu sërish për votimin, por edhe pse me një votim fals, Saliu nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike.

Sali Berisha është osmani dhe otomani i fundit në Shqipëri. Por mos harroni se edhe Perandoria Osmane në 1 nëntor të vitin 1922 ka rënë; kur Asambleja e Madhe Kombëtare  e Turqisë  shfuqizoi  sulltanatin dhe Sulltanin e fundit, Mehmeti i Gjashtë.

Dhe është koincidencë, por edhe histori ky viti 2022, i cili po fundos otomanin e fundit në Shqipëri dhe në Evropë.

Shqiptarët gjithmonë do ta kenë si defekt historik që otomanin dhe osmanin e fundit, Sali Berishën, e hoqën qafe në Shqipëri njëqind vjet pas rënies së  Perandorisë Osmane, me ndihmën e politikës amerikane.

Më të lexuarat