Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet shtyhen më 25 qershor, partitë do garojnë pa koalicione, “të vegjlit” më të dëmtuarit

Postuar: 19/05/2017 - 08:17

Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve politike mazhorancë dhe opozitë, ndryshon përfundimisht data e zgjedhjeve parlamentare. Me dakordësi Rama-Basha kanë konfirmuar 25 qershorin si datën e re të zgjedhjeve. Kështu që pritet që Presidenti i Republikës akoma në detyrë Bujar Nishani të dekretoj 25 qershorin si datë të re për zgjedhjet. Gjithashtu palët janë dakordësuar që 25 qershori të jetë edhe data e zgjedhjeve lokale në Kavajë. Pra Kavaja do i drejtohet kutisë së votimit edhe për qeverinë vendore edhe për zgjedhjet parlamentare. Pavarësisht se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkonte shtyrje të zgjedhjeve në muajin shtator, kryeministri Edi Rama i ka lënë vetëm 1 javë afat më tepër nga data e mëparshme e zgjedhjeve që ishte 18 qershori. Partisë Demokratike i ka ngelur vetëm 1 muaj për fushatë, e cila është e pamjaftueshme gjë e cila do i sjell humbjen. “Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017. Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditëve të KQZ-së. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit. Zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe vendor. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës”, thuhet në marrëveshjen ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Demokratike.

Zgjedhjet e 25 qershorit pa koalicione
Ajo që bie në sy në marrëveshjen politike ndërmjet Partisë Socialiste edhe asaj demokratike është se palët nuk e kanë prekur fare çështje e koalicioneve, e cila për tu zhbërë kërkonte medoemos ndryshime të nevojshme në Kodin Zgjedhor. Kështu që partitë do të shkojnë të ndara në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Kjo tregon se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjnë të ndara në zgjedhje dhe nuk dihet se cili do të jetë fati i qeverisë së ardhshme që do të dalë nga votimet e 25 qershorit. Më të dëmtuarit janë partitë e vogla, më kryesorja PDIU e cila dhe dje shpërtheu në kritika. Një tjetër fakt interesant është edhe lista shumëemërore e partive të mëdha si LSI dhe PS, nuk mund të ndryshojë, pasi është aprovuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo gjë përbën problem sepse Edi Rama është i gjashti në listën e kandidaturave, Gramoz Ruçi i nënti në listën e qarkut Fier dhe Luan Rama i LSI i pesti në qarkun e Tiranës dhe nuk dihet nëse partitë respektive do të arrijnë në aq numra deputetësh pas 25 qershorit.

Andi KOROVESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2017 - 10:32

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas miratimit në Kuvend të Vettingut.

Basha thekson se mbrëmë u hodh një hap i rëndësishëm drejt krijimit të Republikës së Re.

Postuar: 23/05/2017 - 10:07

Partia Demokratike e Shqipërisë përmes një deklarate për mediat ka dënuar me forcë sulmin terrorist në Mançester duke i qëndruar në krah popullit britanik. 

Postuar: 23/05/2017 - 09:59

Pas sulmit terrorist në Mançester ku mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë, vjen reagimi i Ministrisë së Jashtme e Shqipërisë. 

Postuar: 23/05/2017 - 09:52

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi përmes një statusi në rrjetin social 'Facebook' ka reaguar për sulmin terrorist në Mançester.

Postuar: 23/05/2017 - 09:30

Pas sulmit në Arenën e Mançester, Presidenti Nishani ka shprehur ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste. 

Postuar: 23/05/2017 - 08:48

Nis furtuna e shkarkimeve në Gardën e Republikës dhe në Policinë e Shtetit.

Postuar: 23/05/2017 - 08:46

Shtohet paniku dhe frika në radhët e gjyqësorit dhe politikës shqiptare. Dje iu hap rruga vetingut dhe tani nis puna për të zbatuar pikë për pikë reformën në drejtësi.