BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Politike

Zgjedhjet vendore 2019, Gjylameti takime në Vorë

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për riorganizimin e saj në kuadër të zgjedhjeve vendore të qershorit të vitit 2019. Kryetarja e PS, njëherësh deputete e kësaj partie, Blerina Gjylameti ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me strukturat e bazës socialiste në Vorë, ku ka ndarë direktivat përkatëse dhe mbajtur diskutime.

“Me socialistët e Vorës! Bashkë me deputetin dhe kolegun Sadri Vorpsi dhe Sekretarin Organizativ Arben Pëllumbi në takimin me Asamblenë e Vorës për riorganizimin e strukturave elektorale për fushatën vendore 2019. Vora pret një ndryshim dhe një përfshirje më të gjerë komunitare në projektin e madh të Shqipërisë që duam. Shumë është bërë për t’ju përgjigjur kërkesave të banorëve, por ende shumë mbetet për të bërë në arsim, shëndetësi ,infrastrukturë e punësim. Çdo ditë jemi të angazhuar me vëmendje maksimale ndaj njerëzve për të ndërtuar Vorën që duam”, deklaroi kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Blerina Gjylameti.