BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Politike

Zgjedhjet vendore, Berisha tregon negociatat me grupin e Alibeajt: Të gjithë janë të ftuar me përjashtim të Bashës, ai është i izoluar

Zgjedhjet vendore, Berisha tregon negociatat me grupin e Alibeajt: Të

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të pranojë bashkëpunim me Lulzim Bashën për zgjedhjet vendore 2023. Sali Berisha i mbyll derën Lulzim Bashës për t’u bashkuar në kampin e tij për zgjedhjet vendore 2023. Pasi i mori një ditë më parë aleatët Bashës, të cilët ky i fundit i rreshtoi në listat për deputet të zgjedhjeve parlamentare, Sali Berisha deklaroi dje nga oborri i Kuvendit se po shkojnë në zgjedhjet vendore drejt një kandidati të përbashkët. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të garojnë apo të mbështesin një kandidat, ndërsa përjashtoi këtu vetëm një prej tyre. Duke e lënë të nënkuptuar se bëhej fjalë për Lulzim Bashën, ai tha se ai është i izoluar e duhet të merret me problemin e tij. Kreu i PD së Rithemelimit Sali Berisha hodhi dritë mbi takimin me aleatët, duke konfirmuar shtrëngimin e duarve për daljen me 1 kandidat në zgjedhjet vendore.“Po ecim drejt një kandidati të vetëm. Falenderoj të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita për paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Unë do takoj të gjitha forcat politike. Të shkohet në këtë zgjedhje me një front të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë nga regjimi i Edi Ramës. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Ju garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëj përzgjedhje eliminuese. Ne kemi premtuar ndryshimin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet që kërkon të shohë çdo demokrat dhe demokratë ta inkurajojë. Paloka po merret intensivisht. Janë të hapura të gjitha dyert. Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje në garë. Nuk është një garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptar se do të sjellim ndryshim. Do votojnë edhe simpatizantët në këto primare. U kërkova partive aleate bëni listat të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj njëlloj. Gjersa gjithçka është e hapur. ‘Të gjithë mund të marrin pjesë përveç njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka. Se ça thotë Alibeaj është tjetër punë, por mund t’i them Alibeajt se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij”, u shpreh Berisha.

Më të lexuarat