BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Zgjedhjet vendore/ “Dolën në 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist”, shpërthen Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra përfaqësojnë bandat e krimin

Zgjedhjet vendore/ “Dolën në 1 të natës nga zyrat e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Berisha ftoi të gjithë qytetarët që në 14 maj të votojnë për kandidtatë e koalicinit “Bashkë Fitojmë”, pasi ata janë të ndershëm dhe do të punojnë për komunitetin.

Ndërsa theksoi se kandidatët e Ramës me nga 2-3 emra përfaqësojnë vetëm krimin dhe asgjë më shumë.

“Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, banorë të bashkisë Vorë. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju që jeni sot këtu, të gjithë banorëve të kësaj bashkie dhe mirënjohje të thellë e të pakufishme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së.

Unë kam ndjekur me shumë interes fushatën elektorale tuajën, të kandidatit tonë për kryetar bashkie, Indrit Hoxha. Ju përgëzoj për përpjekjet model që ju keni bërë, frymën e fitores që sot mbizotëron në bashkinë tuaj dhe mbarë Shqipërinë.

Sot ne jemi këtu për të paraqitur para jush, kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme, ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e primareve. Me kandidatët e lirisë.

Indrit Hoxha dhe të gjithë kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit të partisë, as të kryesisë së partisë, janë kandidatë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj më i parë është dinjiteti i njeriut.

Në këtë kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të bashkisë, nesër zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj.

Ky faktor është mirëpritur jo vetëm nga demokratet dhe demokratët, e mbështetësit tanë, por ky faktor, kjo praktikë ndër më të avancuarat sot është mirëpritur nga mbarë shqiptarët.

Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do ti thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën.

Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare.

Ka një epërsi morale të madhe nga kandidatët e lirisë dhe kjo ka sjellë një frymë fitoreje, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 1992. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj, me përkushtim të madh do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj banorëve të kësaj bashkie, do të bëjë gjithçka për menaxhimin më transparent të të gjitha burimeve dhe taksave tuaja.

Por do të bëjë gjithçka, gjithashtu çfarë ka në dorë, çfarë ka në dorë më Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë”, u shpreh Berisha.

 

Më të lexuarat