Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet vendore, Rama: Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve, drejtim i duhur

Zgjedhjet vendore, Rama: Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve, drejtim i duhur

Postuar: 18/04/2015 - 12:36

Kryeministri Edi Ram përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se janë gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit.
 
Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve ‪#‎Drejtimi i duhur", shkruan Rama.
Ky koment i kryeministrit vjen pas përfundimit të takimit me kandidatët e PS dhe LSI në Akademinë e Arteve. 
 
Mazhoranca qeverisëse ka unifikuar 61 kandidatët për kryetar bashkie në 61 njësitë e vendit. Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi tha për mediat se në këto zgjedhje do të futen me një fushatë me frymë pozitive, larg arrogancës.
 
"Ky ishte takimi unifikues i 61 kandidatëve kryesore. Mesazhi kryesor  ishte unifikimi i kandidaturave jo si kandidaturë e një partie politike, por të një koalicioni të zgjeruar të PS, LSI dhe rreth 40 partive të tjera. Mesazhi i dytë ishte fakti se koalicioni ynë në këtë fushatë do të futet me frymë pozitive, larg toneve të ashpra politike dhe pranë toneve qytetarë duke bërë apel për transformim urban të bashkive, të cilat kanë dalë nga një reformë administrative që i fuqizon shumë dhe i krijon mundësinë për të marrë plane strategjike zhvillimi", tha Peleshi. 
 
Peleshi tha po ashtu se risia e kësaj fushatë është sepse në garë janë 15% gra të cilat do të kenë mbështetjen jo vetëm të forcave politike, por edhe të qytetarëve. 
 
" Është një formacion kandidatësh ku dominon prezenca e zonjave, kemi mbi 15% zonja kandidate që do të kenë edhe mbështetjen e qytetarëve", tha Peleshi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj