BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

‘Zgjedhorja’/ Reagon ish deputeti i PD: Ja çfarë tregon tërheqja e PS-së

‘Zgjedhorja’/ Reagon ish deputeti i PD: Ja çfarë tregon

Marrëveshja për reformën zgjedhore nuk u arrit në afatin e parashikuar më datën 31 maj. Kjo sipas ish deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, sepse pala tjetër nuk do që ta bëjë reformën zgjedhore.

Ish deputeti tha se tërheqja e PS tregon se Rama do të bëjë një reformë zgjedhore të njëanshme.

''Përderisa ne nuk jemi në parlament, Rama mund ta bëjë vetëm, i ka votat. Ka një kusht. Një kusht i cili ka qenë traditë duke filluar nga viti 1991 e deri më sot, që rregullat e lojës për reformën zgjedhore të bëhen nga të gjitha palët, palët që kanë peshë. Për këtë arsye, jo vetëm për këtë lloj kërkese të traditës, por si edhe një kusht i vendosur nga BE, 1 nga 15-tët, që na detyron edhe ne që të japim kontributin tonë.Ne kemi pasur gjithmonë dyshimin që pala tjetër nuk do ta bëjë reformën zgjedhore. Nuk do të kthehet e të bëjë një proces për shqiptarët. Një proces ku njerëzit të votojnë lirshëm, të votojë atë kë duan, vota e tyre të numërohet dhe vota e tyre të mos manipulohet. Kjo duket është e qartë në këto momente. Kjo është arseja pse na ka shtyrë. A mund të bëjë një reformë të njëanshme? Do donte shumë Rama. Të jeni të sigurt, do donte shumë. Tërheqja nga pozicionet tregon këtë lloj synimi.''-tha ish deputeti.