BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP-së, Olsian Çela: Vakancat e vetingut kanë krijuar situatë emergjente, të miratohet harta e re gjyqësore

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP-së, Olsian Çela:

Në mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ditën e djeshme, u zgjodhën 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve për një mandat 5-vjeçar. Ata do të zëvendësojnë në detyrë 3 anëtarët prokurorë të Këshillit, Vatë Staka, prokuror nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, Moisi Duda, prokuror nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe Kostaq Beluri, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Para mbledhjes, kandidatët për anëtarë prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë prezantuar platformat e tyre në mënyrë elektronike në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme duke i njohur kolegët e tyre dhe opinionin publik me motivimin dhe vizionin e secilit. Në përfundim të procedurës së votimit, mbledhja e përgjithshme e prokurorëve zgjodhi tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësues nga tri shkallët e prokurorisë: Sokol Stojani nga Prokuroria e Përgjithshme, Ludovik Dodaj nga Prokuroritë e Apelit dhe Zeqir Hoda nga Prokuroritë e Shkallës së Parë. “Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme. Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme. Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave”, thuhet në njoftim.

Çela flet për hartën e re gjyqësore

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi dje se vakancat e vetingut kanë krijuar situatë emergjente dhe se është urgjente që të hartohet harta e re gjyqësore. Kryeprokurori Çela u shpreh, se është urgjente ndërmarrja e një harte të re pasi sipas tij, do të bëjë të mundur që të plotësojë vakancat e shumta që janë krijuar. “Kryetarja e Lartë e Këshillit Gjyqësor më njohu me projektin dhe me çfarë ata i kanë propozuar realisht ministrit të Drejtësisë. Realisht në fakt ajo që përbënë thelbin e propozimeve përqaset me atë çfarë ka qenë ideja jonë, mënyra se si duhet konfiguruar kjo hartë e re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrij të amortizojë vakancat e shumta që janë krijuar në sistem. Mos harrojmë se vakancat mund të vazhdojnë të shtohen dhe do të thotë që masat që ne do të marrim do të jenë drastike”, theksoi ai në një prononcim për mediat. Ndër të tjera, ai u shpreh se harta e re do të ndihmojë edhe në mënyrën se si do të funksionojnë prokuroritë apo gjykata. “Patjetër kjo do të krijojë lehtësi në mënyrën se si do të funksionojnë qoftë prokuroritë, qoftë gjykata. Gjithashtu masa do të merren edhe për sa i përket funksionimit të shkollës së Magjistraturës. Besoj se është e domosdoshme që viti i tretë i Shkollës së Magjistraturës të kthehet në një vit të stazhit profesional në modelin e dikurshëm”, tha ai.

Më të lexuarat