Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Politike

'Zgjohet' Basha nga gjumi, reagon kreu i PD-së pas katër ditësh situatë kaotike në Kakavijë: Turp!

'Zgjohet' Basha nga gjumi, reagon kreu i PD-së pas katër

Kreu i opozitës Lulzim Basha shpërndau në Twitter deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavi.

KAKAVIJE SIT

Duke iu referuar radhëve kilometrike të automjeteve e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, aksidentit tragjik ku humbi jetën 10-vjeçari pasi u përplas nga autoambulanca, Basha thotë se kjo situatë është e turpshme.

“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, – shkruan Basha në Twitter bashkëngjitur linkut me deklaratën e PD.

basha pd

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.

Më të lexuarat