BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit, aleatët i kthejnë kurrizin, foltorja kundër bashkimit me LSI për mesazhin e keq të bllokut 700 mijë euro

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit,
x
BREAKING NEWS

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x

Politike

Zheji zbulon si do ndikojë vizita e zyrtarit të lartë amerikan. Lubonja: Duhet të mbështetemi në forcat tona

Zheji zbulon si do ndikojë vizita e zyrtarit të lartë amerikan.

Vizita e zyrtari amerikan në Shqipëri, si edhe mesazhet që pritet të përcjellë ishin në fokus të debatit në emisionin ‘Pikat mbi i’, mes analistëve Fatos Lubonja e Artur Zheji.

Për Zhejin, ardhja e Escobar në Tiranë është pjesë e një axhende ballkanike, do ndikojë për shuarjen e zjarrit mes palëve, të Berishës dhe Bashës.

“Amerikanët janë aleatët tanë të mëdhenj, nuk janë Zoti ynë. Jemi një vend që jemi të cmësuar të kemi aleat. Jemi një vend që kemi një krizë të madhe në marrëdhënie me të tretët. Mos harrojmë 97, që do kishim rrëshkitur në luftë civile. Sot nuk është faji i amerikanëve që politika është asgjësuese e kundërshtarit ndaj kundërshtarit. Është kultura e antagonizmit radikal. Këtu nuk ka një diferencë, këtu palët kush e kush bëjnë garë të jenë pro amerikanë. edhe berisha thotë jam pro amerikanë, por me ata të mirë.

Basha po ashtu e gjithashtu edhe Rama, këta nuk janë për sovranizmin që flet Lubonja. E gjej krahasimin tënd të sforcuar, Buda është një gjendje, status, jo emër. Dhe Buda i thotë indianit të varfër merre dpd Zotin mos e lejo ta delegojnë Perënditë. Ardhja e tij për mua është pjesë e një axhende ballkanike, do ndikojë për shuarjen e zjarrit mes palëve, të Berishës dhe Bashës. Dëshira që ka shprehur doktori për ta bërë kuvendin në Air Albania, do t’i japë një karakter të dyfishtë edhe si miting, edhe si festë edhe si kongres. Do të tregojë masivitet, shiko kush jam unë, do ketë më shumë folklorizëm se poltikbërja. Nuk është faji i amerikanëve që PD do ndahet, opozita do dobësohet.

Rama dhe pa ardhur në pushtet ka pas një marrëdhënie speciale me të majtën amerikane, familja Clinton kanë patur gjithmonë një korridor preferencial me Ramën. Ai ka shkuar disa herë edhe në fushatë elektorale në SHBA. Ata e kanë njeriun e tyre të preferuar.

Nuk mendoj se ka një koicidencë, po edhe po të ketë nuk ndryshon gjë. Do shohim një kryeministër që lë zëvendës kryeministrin të firmosë, ai vetë merret me cështje ndërkombëtare.” u shpreh Zheji.

Sakaq për analistin Lubonja, Shqipëria duhet të mbështetemi te forcat tona. kush është forca jonë kryesore, që duhet të ishte është aftësia për të gjukuar vetë, jo duke na e dhuruar si në 91 apo në 97, duke ardhur amerikanët. Këto s’i kemi, është e vërtetë. Njerëz me mendje kritike që të vendosin vetë është tende për të ndërtuar vend demokratik.

Ndër të tjera, Lubonja komentoi çmimin e marrë një ditë më parë nga kryeministri Rama në SHBA, ndërsa tha se t’i japësh dekorata një njeriu, që është autor kryesor i korrupsionit në vend, apo ikjes së shqiptarëve, pse mori ca afganë minimalisht është i keqinformuar, maksimalisht është të shohësh interesat e tua jo të këtij populli.

“Unë e shoh ndryshe, ai ka një vend të rëndësishëm. Më atë syrin tim kritik modest, unë mendoj që nëse shoh që korrupsioni është rritur, ikja e shqiptarëve, mosbesimi te institucionet, t’i japësh dekorata një njeriu që është autor kryesor i kësaj pse mori ca afganë minimalisht është i keqinformuar, maksimalisht është të shohësh interesat e tua jo të këtij populli.

Edhe Escobari që vjen për të ndërhyrë në politikat shqiptare, që për mua është mbështejte për këtë person, është e gabuar politikisht. Edhe pse e mbështet amerikane, s do të thotë se është i mirë një njeri. Nuk mundet ta Gjykojmë edhe këtë mbështetje jashtë këtij konteksti. Unë mendoj që sa i përket zhvillimeve në Shqipëri, amerikanët duhet të aplikohen ato që quhen gjërat elementare të demokracisë, zgjedhjet e lira. Ambasadorja mbështeti masakrën zgjedhore, edhe pse ODIHR s’kishte raport.
Unë gjykoj që ne duhet të mbështetemi te forcat tona. Kush është forca jonë kryesore, që duhet të ishte është aftësia për të gjukuar vetë, jo duke na e dhuruar si në 91 apo në 97, duke ardhur amerikanët. Këto s’i kemi, është e vërtetë. Njerëz me mendje kritike që të vendosin vetë është tende për të ndërtuar vend demokratik.

Ca presim ne, pas 8 vitesh u mbështet Rama, sic tha Basha se ishte Berisha. Po si u mbështeska një regjim se është keq nje lider opozitar. Ai s’lë më as të mirët të vijnë në pushtet, ndaj s’mbështetet kritikohet. Ne nuk po presim të vijnë nga qielli njerëzit më të mirë, të na zëvendësojnë Ramën, demokracia është një proces.” -u shpreh Lubonja.

Zheji: Forca jonë ëshë forca që nuk kemi. Mirë do ishte të ishim të vetëmjaftueshëm, dhe do ishte fare mirë që me këto forca që do kishim po nuk kemi ti zgjidhim vetë hallet e shtëpisë. Pastaj ai që do vi të na e zgjidhë hallet, ka edhe kosto e fatura.

Më të lexuarat