BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Politike

“Zhgënjyese”, Besa Shahini i jep ‘shuplakën’ e fortë Presidentit Meta: Bën politikë të zakonshme kundra qeverisë! (Çështja për të cilën nuk i del inati ministres)

“Zhgënjyese”, Besa Shahini i jep ‘shuplakën’ e

Gjatë një prononcimi për mediat ku zbuloi se zgjedhjet për universitetet publike do të mbahen në 8 maj, ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk la pa ‘thumbuar’ as Presidentin Ilir Meta.

Presidenti rrëzoi kërkesën e ministres Shahini për të mos shkarkuar rektorin e Universitet të Tiranës Mynyr Konin. Pikërisht nisur nga kjo situatë, Shahini u shpreh se Koni vazhdon të shkaktoj probleme.

Sipas Shahinit, Meta vazhdon të bëjë politikën e tij të zakonshme duke refuzuar propozimet e qeverisë.

“Unë propozova shkarkimin e rektorit bazuar në një sërë shkeljesh të mundshme. Por presidenti zgjodhi të mos pranojë propozimin tim dhe la në detyrë një rektor që vazhdon të shkaktoj probleme serioze në menaxhimin e universitetit. Dhe për mua ishte atëherë dhe mbetet zhgënjyese që presidenti në vend që të kontribuoj në universitet, vazhdon të bëjë politikën e tij të zakonshme të refuzimit të çdo propozimi që vjen nga qeveria jonë. Por unë kam ende shpresë që zgjedhjet e 2020 do vazhdojnë të prodhojnë figura të tjera’, deklaroi Shahini.