BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Politike

Zhupa: Shkolla “Emin Duraku” shpallet e rrezikshme 3 vite pas tërmetit, po bëhen abuzime me paratë e shqiptarëve

Zhupa: Shkolla “Emin Duraku” shpallet e rrezikshme 3 vite pas

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cilësoi skandal shpalljen në rrezik për t’u shembur të shkollës “Emin Duraku”, pas 3 vitesh nga tërmeti. Në një deklaratë për mediet para shkollës “Emin Duraku”, Zhupa deklaroi se është abuzim i pastër.“Kjo shkollë me tërmetin e vitit 2019-të pati dëmtime të lehta sipas Institutit të Ndërtimit, i cili e certifikoi shkollën si të mundshme për të kryer procesin mësimor. Jo vetëm kaq, por nxënësit dhe mësuesit kanë bërë mësim për 3 vite në këtë shkollë në kushtet që ishin të certifikuara si një shkollë e parrezikshme, pavarësisht dëmeve që kishte pësuar nga tërmeti. Me insistimin e prindërve ka pasur edhe disa rikonstruksione të vogla në këtë shkollë. 3 vjet më vonë qeveria, bashkia, Ministria e Arsimit kujtohen që shkolla qenka një shkollë  për t’u shkatërruar dhe qenka e rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit. Shkollën tani e kanë nxjerrë jashtë funksionit, dhe duan ta shkatërrojnë dhe ta rindërtojnë nga fillimi”, tha në vijim Zhupa. Po ashtu, Zhupa deklaroi se nëse shkolla ka qenë për t’u shkatërruar duhet të shkojnë për ndjekje penale ata që kanë rrezikuar jetën e mësuesve. “Dy janë mundësitë: Ose shkolla ka qenë që atëherë për t’u shkatërruar, dhe nuk e kanë shkatërruar e kanë futur nxënësit dhe mësuesit duke u rrezikuar jetën për 3 vjet këtu. Në këtë rast duhet të shkojnë për ndjekje penale ata që kanë rrezikuar jetën e mësuesve dhe të nxënësve të Tiranës. Dhe në rastin e dytë kur shkolla nuk ka pasur dëme serioze dhe raporti i institucionit të ndërtimit ka qenë real, dhe sot po e prishin kot. Po e prishin për të marrë ato fondet e rindërtimit, për t’ia dhënë oligarkut të radhës, apo siç thonë banorët se duan t’i zvogëlojnë sipërfaqen për shkak të një pallati tjetër që do të ndërtohet në krah të shkollës. Edhe në këtë rast është shpërdorim detyre dhe për burg. Të dyja rastet i çojnë zyrtarët e ministrisë, zyrtarët e Institutit të Ndërtimit, zyrtarët e Bashkisë Tiranë në burg. Kjo është ajo që ne flasim çdo ditë, abuzimet që bëhen me paratë e shqiptarëve ne shkollat e shqiptarëve me arsimin e shqiptarëve”, tha ajo.

Më të lexuarat