BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Politike

Zhvillimet e fundit politike, deputeti Ervin Bushati: Këto ishin dy lajmet e mira sot!

Zhvillimet e fundit politike, deputeti Ervin Bushati: Këto ishin dy lajmet

Deputeti socialist Ervin Bushati është shprehur në Facebook se dallgët e akuzave nuk mund të fshehin faktin e thjeshtë se asnjë qeveri nuk e ka patur vullnetin e qeverisë së PS për të zgjidhur çështjet e patrajtuara me shtetin grek.

“Dallgët e akuzave nuk mund të fshehin faktin e thjeshtë se asnjë qeveri nuk e ka patur vullnetin e qeverisë së PS për të zgjidhur çështjet e patrajtuara me shtetin grek.

Dy lajme të mira sot nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me Ministrin e Jashtëm të Greqisë:

Shumë pranë heqjes së Ligjit të Luftës

Për kufirin detar Shqipëria e Greqia i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, shkruan Bushati në postimin e tij.