Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zhvillimet e sotme në KLD

Zhvillimet e sotme në KLD

Postuar: 07/07/2014 - 21:21

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot  mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të Eriol Roshi.
 
Më tej mbledhja vijoi me diskutimet lidhur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, i ndryshuar” të ardhur për mendim nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë diskutimeve të gjithë anëtarët e pranishëm evidentuar  probleme të theksuara kushtetutshmërie në këtë projektligji. Sipas anëtarëve projektligji jo vetëm që nuk sjell asnjë risi, por në vetvete ka si qëllim tkurrjen e kompetencave të KLD-së. Në diskutimet e tyre anëtarët e Këshillit theksuan njëzëri se projektligji cënon kompetenca thelbësore të KLD, siç është e drejta e Këshillit për të verifikuar mandatet e anëtareve të rinj të tij në momentin e zgjedhjes së tyre. Në këtë linjë anëtarët e konsideruan këtë ndryshim si cënim të rëndë të sovranitetit të KLD.
 
Anëtarët e KLD-së kërkuan nga Ministri i Drejtësisë të njiheshin me propozimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi dhe në mënyrë të vecantë për ndërhyrjet në ligjin organik të KLD. Duke qenë se nga Ministri i Drejtësisë nuk u dha asnjë shpjegim për këtë fakt, anëtarët vlerësuan përdorimin e institucioneve ndërkombëtare si konsulent në këto procese, thjesht propagandë, e cila në fakt tregon për rrezikshmërinë që paraqet ky projektligj për të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Sipas tyre projektligji nuk parashikon asnjë nga propozimet e bëra prej vitesh nga partnerët ndërkombëtarë të KLD, të rikërkuara edhe në progresraportin e KE-së si edhe në Raportin e fundit të GRECO-s.
Në një mesazh drejtuar anëtarëve të KLD-së me këtë rast, Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, u shpreh se marrja e kompetencave të organeve kushtetuese po rrezikon seriozisht dimensionin e lirisë në Shqipëri. Në këtë linjë, Presidenti Nishani tha se: “Synimi i politikës për të marrë kompetenca të institucioneve Kushtetuese dëmton vetë sistemin. Mandatet nuk janë të përjetshme, prandaj NE nuk duhet të cenojnë dimensionin e lirisë”.  
 
Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit vendosën që mendimi i KLD-së, rreth këtij projektligji, t’i përcillet zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë, institucioneve ndërkombëtare partnere si dhe Komisionit të Venecias. 
 
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit, në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11. 2012, transferuan gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, z. Bedri Qorri në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe i propozuan Presidentit të Republikës dekretimin e zj. Klodiana Mema, gjyqtare ne po këtë gjykatë, në Gjykatën Administrative të shkallës së parë Durrës. Me këtë vendimmarrje Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjidhi përfundimisht problemin e gjyqtarëve mbi organikë në Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
 
Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin e procedimeve disiplinore të propozuara nga Ministri i Drejtësisë për disa gjyqtarë. Këshilli vendosi pranim e kërkesës së disa gjyqtarëve për shtyrjen e diskutimit të procedimit disiplinor për gjyqtarët I.P. dhe B.M. si edhe ndaj gjyqtarit Sh.Ll. Të ndodhur para këtyre fakteve, anëtarët e Këshillit miratiuan propozimin e Presidentit të Republikës që procedimet disiplinore ndaj këtyre gjyqtarëve, të shqyrtohen në një mbledhje  të posacme që do të mbahet ditën e premte datë 11.07.2014.
Më tej, Këshilli shqyrtoi propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë. Pas diskutimeve mes anëtarëve, bazuar në kërkesat e dërguara nga Ministri i Drejtësisë, Këshilli vendosi:
- Të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore "Vëretje me paralajmërim" për gjyqtarin A.Y.
- Të rrëzojë propozimin e parë të Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore "Shkarkim nga detyra" për gjyqtarin M.K. Pas kësaj vendimarrje Ministri, refuzoi të propozonte një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë.
- Të rrëzojë propozimin e parë të Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore "Shkarkim nga detyra" për gjyqtarin Gj.Gj., për shkak të pamundësisë për të vlerësuar materialet përkatëse të cila nuk janë vënë në dispozicion as nga ILDKPI dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj vendimarrje Ministri, refuzoi të propozonte një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë.
 
- Të rrëzojë propozimin e parë të Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore "Shkarkim nga detyra" për gjyqtarin K.Dh., për shkak të pamundësisë për të vlerësuar materialet përkatëse të cila nuk janë vënë në dispozicion as nga ILDKPI dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj vendimarrje Ministri, refuzoi të propozonte një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë.
- Të rrëzojë propozimin e parë të Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore "Shkarkim nga detyra" për gjyqtarin K.Ç., për shkak të pamundësisë për të vlerësuar materialet përkatëse të cila nuk janë vënë në dispozicion as nga ILDKPI dhe as nga Ministria e Drejtësisë. Pas kësaj vendimarrje Ministri, refuzoi të propozonte një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë.
 
Këshilli, shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 5 (Pesë) gjyqtarët e mëposhtëm:
 
- Luan Lusha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë; 
- Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
- Piro Sota, gjyqtar në Gjykatën e Rrehtit Gjyqësor Fier;
- Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë;
- Ervin Pollozhani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
 
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushtetuta nuk i vë limit 30 ditor për të zgjedhur mes kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në listën e KED-së, dhe

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.