BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

"Zoti Beleri është siç mban Putini në burg Navalnin", Vangjel Dule zbulon skenarin e rradhës, ja kur nisi hetimi për kryebashkiakun e Himarës

"Zoti Beleri është siç mban Putini në burg

Edhe pse i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” ndodhet ne burgi akuzuar për blerje votash gjatë fushatës elektorale.

Arrestimin e tij, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilëson terësisht arbitrar dhe politik.

Sot në studion e Klan News, Dule u shpreh se gjithçka e ka zanafillën në ditën e tubimit të Kryeministrit në Himarë, më 6 Maj.

“Ishte një fitore e padiskutueshme dhe po të mos kishte ndodhur arrestimi arbitrar, i paprecedentë, fitorja do të ishte shumë herë më e madhe. Më vjen keq ta them, por zoti Beleri është siç mban Putini në burg Navalnin, siç mban Erdogani Demirtashin. Zoti Rama ka marrë peng dhe e mban zotin Beleri në burg. Është kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë. Kjo është qesharake, sepse në momentin që pretendohet se bëhet arrestimi në flagrancë zoti Beleri ndodhet në orën 00:15 minuta pas mesnate, gjendet me avokatin e tij, kushëririn e tij pas një darke bashkë dhe po diskutonin, për rrjedhojë cila është logjika? Që zoti Beleri po përpiqej t’i blinte votën avokatit, apo kushëririt? Më datën 6 Maj, deri atëherë fushata ishte shembullore aq sa nuk u desh të shkoja as unë, e gjitha përmbyset më 6 Maj kur zhvillon tubimin zoti Rama, nuk kishte as 30 qytetarë vendas, mesa duket aty mori mesazhin, fillon një sulm të papritur ndaj zotit Beleri.”

Që nga  intervista e bujshme e deri te vënia në pranga e Belerit, Dule thotë se ishin të gjitha inskenime dhe manipulime të qeverisë përmes policisë e Prokurorisë së Vlorës.

“Të nesërmen në të gjitha mediat e kontrolluara nga zoti Rama anoncohet një intervistë ku zoti Beleri pretendohej se kishte thënë se do të helenizonte Himarën, në një kohë që ai kishte përdorur termin helenizëm, helenizmos. Ndërsa përkthimin e bënë helenizim. Kjo trumpetohet, shikoni ja ku e keni armikun. Denigrohet nga Rama dhe fillon sulmi i gjithanshëm, kudo që u gjend pas datës 6 Maj. Kemi nga njëra anë sulmin, bullizimin, dhe fillimin e fabrikimit të sajimit të një situate.

Nuk ka asnjë pamje filmike që komprementon zotin Beleri në asnjë fazë, ai u vu në përgjim, kjo vjen me propozim të kreut të policisë së Himarës që është i njohur për sajesa dhe i ka praktikuar dhe kur shërbente në Durrës. Kërkohet që Beleri të vihet në përgjim, i kërkohet Prokurorisë së Vlorës që nuk e ka kompetencë, duke shkelur procedurat. Pasi u urdhërua arrestimi në flagrancë ia faturon çështjen SPAK-ut.

Prokuroria e çështjes është në të njëjtën kohë motra e kryetarit të gjykatës së Vlorës, të dy bijë të një anëtari të këshillit bashkiak që përfaqëson PS në Kavajë. Rama përdori individë në radhët e policisë e prokurorisë për të inskenuar, nuk ka asnjë element që provon flagrancën.”

Kreu i PBDNJ thekson se Beleri u vu nën përgjim për 4 ditë, në shkelje të plotë të ligjit.

“Që nga data 8 Maj u vu në përgjim telefonik dhe ambiental dhe në të njëjtën kohë ishte një kontigjent prej 15 policësh gjyqësorë që e ndiqnin nga mbrapa me qëllim që në rastin e flagrancës të ndërhynin dhe të bënin arrestimin . Nuk arritën për 4 ditë e netë të gjenin një rast të vetëm për arrestimin e tij dhe e bënë në mënyrë arbitrare, urdhri ishte dhënë nga Rama.”

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj të këtij viti, bashkë me Pandeli Kokaveshin, nën akuzën për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Pas arrestimit të tyre policia sekuestroi dhe një shumë parash.

 Arrestimi i Fredi Belerit u bë 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe pas pretendimeve se ai ishte shprehur në një interviste për gazetën greke ‘Protothema’, për helenizimin e Himarës, gjë të cilën ai e mohoi. 

Më të lexuarat