
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Zvarritet sërish "Dosja 184", mungesa e avokatëve shtyn leximin e konkluzioneve, të pandehurit i justifikojnë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Mungesa e radhës e avokatëve të të pandehurve Robert Aga dhe Hasan Hoti u bë shkak për shtyrje të seancës në të cilën pritet të lexohen konkluzionet e mbrojtjes. Seanca e gjyqit për “Dosjen 184” në të cilën do të lexoheshin qëndrimet përfundimtare të mbrojtjes e planifikuar për dje u shty pasi dy avokatët e të pandehurve mungonin. Gjyqtarja Nertila Kape mësoi që në fillim të seancës se avokatët Gentian Rumano dhe Petrit Ismaili nuk ishin të pranishëm. Të pandehurit në këtë çështje, ish-shefi i komisariatit Robert Aga dhe ish-administratori Hasan Hoti, i thanë gjyqtares se Rumano ishte i angazhuar në një gjyq tjetër në Tiranë, ndërsa avokati Petrit Ismaili u pretendua se nuk kishte arritur të shkonte në gjykatë pasi makina e tij kishte pësuar defekt në rrugë. Të pandehurit kërkuan kohë që të paraqesin me shkrim konkluzionet e mbrojtjes, në seancën e ardhshme. Gjyqtarja caktoi datën 7 shkurt si ditë për këtë seancë. Në seancën para ardhëse prokuroria e Dibrës kërkoi dënime me kusht për ta. Konkretisht 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga dhe përjashtimin nga mbajtja e posteve publike për 2 vjet. Për Hasan Hotin, ish-drejtues i njësisë administrative Lurë u kërkuan 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike. Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja më pas u nda në dy pjesë, të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, kërkuan gjykim të shkurtuar. Ata u dënuan në dhjetor 2022 pas dy viteve zvarritje të procesit. Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
