Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zv.ministri i Infrastrukturës Bonati, drejtorëve të ujësjellësave: Mirëmenaxhoni burimet njerëzore

Postuar: 14/11/2017 - 13:56

Zv.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati zhvilloi një takim me drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë e vendit, ku iu sqaroi se ata sëbashku me bashkitë respektive janë aktorët kryesorë në këtë proces.

Bonati garantoi se qeveria do të jetë mbështetëse, nxitëse dhe monitoruese e përpjekjeve të tyre për rritjen e performancës duke ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.

Gjithashtu në takim u vu theksi edhe tek nevoja që ndërmarrjet e ujësjellësave të mirëmenaxhojnë burimet njerëzore pasi në shumë raste ato janë të tejfryra.

Bonati: “Mjafton tu referohemi fakteve lidhur me humbjet që ka sot sistemi, gjysma e tyre rezulton që të jenë humbje nga mënyra e administrimit. Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndëmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen. Mjafton një riorganizim i brendshëm i ndërmarrjeve dhe numrat shkojnë sipas standardeve të përcaktuara”, u shpreh zv.ministri Bonati.

Ai kërkoi nga drejtorët e ujësjellësave që të ndërmarrin fushatë informimi për çdo abonent derë më derë duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm. Përveç angazhimit të qeverisjes qendrore, me këtë fushatë sensibilizuese duke filluar nga të gjitha nivelet, një rol shumë të rëndësishëm do të luajnë vet ndërmarrjet. Ju jeni përgjegjës për të ofruar një shërbim më të mirë. Pjesa e sensibilizimit nëse do të jetë e mundur, dhe ju duhet ta organizoni kështu punën, të shkohet derë më derë dhe konsumatorëve duhet tu thuhet e vërteta siç është, si atyre që kanë qenë të rregullt me pagesën e detyrimeve gjithë këto vite ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë të rregullt, jo vetëm për fajin e tyre por për fajin e gjithë sistemit, të të gjitha niveleve të qeverisjes”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:59

Protesta e studentëve sot shënoi ditën e 12 dhe nesër pritet të jetë masive për shkak se mund tu bashkohen gjimnazistët dhe ata nga qytetet e tjera të vendit.

Postuar: 16/12/2018 - 23:27

Del lista zyrtare e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.Lista u votua nga rreth 5 mij

Postuar: 16/12/2018 - 23:02

Pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe kryebashkiak

Postuar: 16/12/2018 - 22:58

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe hedh poshtë lajmin e përhapur në media se ka deklaruar

Postuar: 16/12/2018 - 22:06

Nesër në Tiranë do të zhvillohet protesta e studentëve, por partitë opozitare PD-LSI duan rrëmbim

Postuar: 16/12/2018 - 21:47

Ish- drejtori i Burgjeve Artur Zoto ka depozituar një padi civile në gjykatë duke kërkuar dëmshpë