Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zv/ministri i Mbrojtjes denoncon Bashën dhe ish-bashkitë e djathta: Asnjë lek për tërmetin në Korçë

Postuar: 12/07/2019 - 16:05

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka denoncuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-bashkitë e djathtë se nuk kanë bërë asgjë për të mirën e qytetarëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi akuzon Bashën se mbledh vartësit e tij dhe iu jep urdhra për të mos humbur karrigen, por që për qytetarët as që e vë ujin në zjarr. Dhe për të vërtetuar pretendimin e tij, numri 2 i Mbrojtjes sjell si shembull zonën e Korçës, e cila pak ditë më parë u prek nga tërmeti dhe të vetmit që iu gjendën pranë këtyre banorëve ishin Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët.

“Basha ka bërë mbledhje me krerët e Bashkive të djathta. Urdhra pa fund për interes të karriges së tij. Opo si nuk i vajti mendja ‘ frymëzonte që të ndërmerrnin dhënie ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti në Korçë? Sepse asnjë prej tyre nuk ka dhënë kokërr leku për atë situatë. Ndryshe nga bashkitë e majta që iu përgjigjën me humanizëm dhe bujari nevojës për rindërtim banesash. Përbashkinesiduhet.com”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:34

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti i cili sot ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Besa Shahini deklaroi se shqiptarëve i interesojnë problematika që prekin vetë ata.

Postuar: 18/07/2019 - 10:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet pr

Postuar: 18/07/2019 - 09:49

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:20

Juristi Romeo Kara ka zbardhur prapaskenat e skandalit me amnistinë që prokuroria po u bën pushte

Postuar: 18/07/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuar të Amerikës i ka dhënë ditën e djeshme një tjetër goditje opozitës.

Postuar: 18/07/2019 - 09:00

Zbardhen prapaskenat e luftës që presidenti Ilir Meta ka nisur me drejtësinë.

Postuar: 18/07/2019 - 08:55

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e