Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtari i PD bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë i pret ata që do të shpërfillin dekretin e Metës

Postuar: 19/06/2019 - 18:37

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, thotë se situata e sotme në shumë KZAZ në të gjithë vendin ishte e pritshme, për shkak se institucionet që kontrollohen nga mazhoranca vendosën që me urdhër politik të mos përfillin dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.

“Dekreti i presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është botuar edhe në fletoren zyrtare dhe tashmë u lind e drejta, por edhe detyrimi, të gjitha institucioneve, të cilat kanë një lidhje me procesin zgjedhor, për zbatimin e tij, thotë Ivi Kaso.

Ky detyrim pra u lind bashkive, KQZ-së si dhe komisioneve të nivelit të dytë, KZAZ-ve. Me daljen e dekretit, tashmë nuk kemi më një datë të zgjedhjeve vendore, por KQZ ka zgjedhur të jetë në avangarde të puçit institucional për të shpërfillur dekretin e presidentit, dhe pas tij të gjitha komisionet më të vogla që varen prej tij. Në një vend normal, sot duhet të ishin para ligjit të gjithë ata që guxuan të injorojnë dekretin e presidentit të republikës”, shprehet Kaso.

Kaso përsëriti vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar që në vend të mbahen votime fasadë, si në diktaturë, përmes një procesi që kërkohet të mbahet me 30 qershor e që Edi Rama po mundohet ta përngjasojë me një proces zgjedhor, por që në fakt nuk është i tillë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:59

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës. 

Postuar: 20/07/2019 - 23:24

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur indirekt Jozefina Topallit dhe

Postuar: 20/07/2019 - 22:59

Zëvendëkryeministri Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa

Postuar: 20/07/2019 - 22:38

 I ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi

Postuar: 20/07/2019 - 22:30

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fund

Postuar: 20/07/2019 - 20:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, në një intervistë  për Zërin e Amerikës, th