Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberto Jaçe

Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberto Jaçe

Postuar: 15/04/2015 - 09:39

Partia Socialiste ka zyrtarizuar këtë të martë kandidatët për bashkitë më të mëdha të jugut të vendit. Në takimet që kryeministri Edi Rama mbajti sot në selinë e Partisë Socialiste me deputetët e dy qarqeve më të mëdha të jugut të vendit, u zyrtarizuan emrat e tetë kandidatëve.
 
Për Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës, socialistët zgjedhin të garojnë me mjekun Dritan Leli, duke lënë mënjanë kryetarin aktual Shpëtim Gjika, i cili është në proces gjyqësor në Apel për abuzimin me lejet e ndërtimit. 
 
Ka qenë deputeti socialist i qarkut Gjirokastër Arben Ahmetaj i cili bëri publik emrat per Tepelenen, Libohoven, Permetin, Kelcyren.
 
“Partia Socialiste do t’i propozojë maxhorancës për bashkitë këta kandidatë” Bashkia Libohovë Luiza Mandi, bashkia Tepelenë Tërmet Peçi, bashkia Memaliaj Durim Roshi, bashkia Përmet Gilberto Jaçe, bashkia Këlcyrë Klement Ndoni’’, deklaroi Ahmetaj. 
 
Kandidatet e zyrtarizuar sot nga PS
 
Vlorë – Dritan Leli
Himarë – Gjergji Goro
Sarandë – Floriana Koka
Libohovë - Liza Mandi
Tepelenë - Tërmet Peci
Memaliaj - Durim Roshi
Përmet - Gilberto Jace
Këlcyrë - Klement Doni 
 
Zgjedhjet, PS kandidon Dritan Lelin në Vlorë, Floriana Kokën në Sarandë, Gjergji Goro në Himarë
 
Partia Socialiste zbardh emrin e kandidatit për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës.  Ka qenë deputetja e këtij qarku, Valentina Leskaj e cila ka bërë publik emrin e mjekut Dritan Leli si kandidat për Bashkinë e Vlorës.
 
Po ashtu Valentina Lesakj zbardhi edhe emrat e Sarandës dhe të Himarës, ata janë Floriana Koka dhe Gjergji Goro.
 
Mbetet ende mister Tirana, por ditët e fundit në media po përflitet emri i ministrit Erion Veliaj si kandidati potencial për bashkine e Tiranës.
 
Kandidaturat e zyrtarizuara sot nga PS
Bashkia Vlorë kandidon Dritan Leli
Bashkia Sarandë kandidon Floriana Koka
Bashkia Himarë kandidon Gjergji Goro  
 
Zgjedhjet vendore, Rama takon  Metën dhe deputetë të PS
 
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta dhe deputetë të Partisë Socialiste për të vendosur zyrtarizimin e kandidaturave që nuk janë vendosur ende.
Kanë ngelur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar i shpalljes së kandidaturave për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Ndërkohë vazhdon të mbetet ende mister Tirana dhe Vlora, pasi nga kampi i majtë ende nuk është zyrtarizuar ndonjë emër. 
 
Ditët e fundit në media po përflitet emri i ministrit Erion Veliaj si kandidati potencial për bashkinë e Tiranës.
 
Kandidaturat e zyrtarizuara nga PS
 
Qarku Tiranë
 
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici
 
Qarku i Fierit
 
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje  Fatos  Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
 
Qarku Korçë
 
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)
 
 Qarku Shkodër
 
1.Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
2.Bashkia Pukë Rrusten Struga
3.Bashkia Koplik Tonin Marinaj
4.Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
5.Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
 
 Qarku Durrës
 
1. Bashkia Durrës Vangjush Dako
2.Bashkia Krujë Artur Bushi
3.Bashkia Shijak Ardjan Kokomani
 
Qarku Elbasan
 
1.Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
2.Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
3.Bashkia Belsh Arif Tafani
4.Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
5.Bashkia Peqin ( PS pret propozimin e PDIU)
 
Qarku Dibër
 
1.Bashkia Dibër Shukri Xhelili
2.Bashkia Klos Valbona Kola
3.Bashkia Mat Adelina Farici
 
Qarku Kukës
 
1.Bashkia Has Adem Lala
2.Bashkia Tropojë Rexh Biberaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë