Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zyrtarizohet zyra e EUROPOL në Tiranë, Soreca: Një tjetër hap drejt bashkimit me familjen europiane

Postuar: 12/07/2019 - 08:04

 EUROPOL hedh një hap konkret drejt bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Ajo hapi sot në Shqipëri zyrën e saj duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE. Të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherina De Bolle dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca. Në fjalën e saj De Bolle deklaroi se ky nuk është fundi por vetëm fillimi i një bashkëpunimi në fushën e sigurisë, ndërsa Soreca e quajti hapjen e zyrave të ERUPOL në Shqipëri një hap më shumë drejt BE. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rezultatet e këtij viti në bashkëpunim me EUROPOL kanë qenë mjaft të mira. Ai shprehu bindjen se hapja e zyrave të EUROPOL në Tiranë do e intensifikojë akoma më shumë bashkëpunimin e vendit me BE. "Rekomandimi i komisionit për hapjen e negociatave është një shpjegim i rëndësishëm për ne. Jemi të vetëdijshëm për të intensifikuar bashkëpunimin. Gjatë këtij viti operacionet janë bërë shumë të shpeshta duke dhënë edhe rezultate të mira. Bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar kërkon besim reciprok i cili mund të krijohet vetëm falë punës së përbashkët. Jam i bindur se hapja e zyrave do e intensifikojë më shumë bashkëpunimin me BE. Shqipëria është në një moment historik. Vetingu në policinë e shtetit është një tjetër zhvillim i cili garanton një strukturë policie për të përmbushur me sukses misionin e saj të rëndësishëm. Pas FRONTEX edhe EUROPOL vjen në momentin e duhur. I garantoj stafit të EUROPOL mbështetjen e qeverisë shqiptare", tha Lleshaj. Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e quajti bashkëpunimin me EUROPOL një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave. "Numri i operacioneve dhe koordinimi i Shqipërisë me EUROPOLIN janë rritur, Ato kanë sjellë rezultate në rritjen e goditjes së grupeve kriminale. Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t'u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian. Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE. Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.