BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Promocione

Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact

Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact

Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar në UN Global Compact, duke mbështetur 10 Parimet bazuar në 4 shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehim angazhimin tonë për t’i zbatuar këto principe.  

Z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i bankës Credins thekson: “Ne jemi të angazhuar për t’i bërë UN Global Compact dhe parimet e saja, pjesë të strategjisë sonë, të kulturës dhe mënyrës tonë të përditshme të të punuarit dhe të angazhohemi në projekte bashkëpunuese për të ndihmuar në avancim dhe zhvillim të mëtejshëm të objektivave të UN dhe veçanërisht atyre për një Zhvillim të Qëndrueshëm”.  

Anëtarësimi në UN Global Compact si “participants” pra me të drejta të plota, duke u bërë korporata e dytë në Shqipëri që anëtarësohemi me këtë status dhe e nënta në total të bizneseve të anëtarësuara në vend, ne kemi besimin e plotë që ky anëtarësim na sjell përfitime të shumta për suksesin e mëtejshëm të bankës Credins duke forcuar më shumë imazhin e brandit tonë dhe rritur mbështetjen e aksionarëve.    

Ky anëtarësim dhe zbatimi i projekteve që do të ndërmerren, sjell vetëm zhvillime pozitive për të gjithë shoqërinë, duke na dhënë mundësinë ne si Institucion për t’u diferencuar dhe për të qenë një model për shume biznese përsa i takon mundësive që do të sjellim për një botë më të mirë në rrugëtimin tonë të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Banka Credins do të përfitojë nga ndarja e eksperiencave dhe praktikave më të mira të të gjitha korporatave anëtare nga 160 vende të ndryshme në botë, për të ndërmarrë iniciativa në të 4 shtyllat kryesore të mbështetura të cilat kanë  qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në fokus të strategjisë tonë për një Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në 1 Janar 2016, 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të Axhendës së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, - u adaptuan nga liderët botërorë (Shtator 2015) në një sumit historik të UN dhe hynë në fuqi me objektiv që këto principe të zbatohen në mënyrë universale në të gjitha vendet, duke u mobilizuar bashkërisht në luftën kundër varfërisë, pabarazisë, apo ndryshimeve klimaterike. Për të qenë të suksesshëm, ne duhet të kthejmë objektivat globale në objektiva lokale të çdo biznesi.  

Rreth Credins Bank

Credins Bank operon prej 19 vitesh në Shqipëri duke u renditur sot banka e parë për totalin e portofolit të kredisë dhe e dyta në madhësi për total asetesh dhe depozitash. Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e mbi 350,000 klientëve të bankës. Prezente anembanë Shqipërisë me 57 degë dhe agjenci dhe me 1,000 të punësuar, i qëndrojmë besnike misionit tonë për të qenë zgjedhja numër një e çdo shqiptari.  

Rreth UN Global Compact

Është themeluar 20 vjet më parë, si një pakt i vendeve anëtare të United Nations, për të inkurajuar bizneset në të gjithë botën, për të miratuar politika për një zhvillim social dhe të qëndrueshëm duke krijuar dhe një metodologji raportimi mbi aksionet e ndërmarra dhe implementimin e tyre. UN mbështet korporatat për të bërë një biznes të përgjegjshëm në linjë me strategjinë e 10 Principeve si dhe të ndërmarrin nisma në të mirë të gjithë shoqërisë.  

Misioni I UN GC është që të mobilizojë një lëvizje globale të kompanive të qëndrueshme dhe stakeholderave për te krijuar një botë më të mirë që ne duam. Të reduktojmë varfërinë, të luftojmë pabarazinë, të ndikojmë për të shmangur ndryshimet klimaterike etj., dhe për këtë duhet të jemi të gjithë në një lëvizje të përbashkët.   

Global Compact ka sot mbi 12.000+ Organizata anëtare, ku mbi 8,000 janë biznese, dhe 4,000 janë Organizata jo fitimprurëse nga gjithë bota. Në Shqipëri, ka 9 anëtarë, 7 me pjesëmarrje të limituar dhe 2 me pjesëmarrje të plotë.

Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact

Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact