
"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon analisti dhe tregon arsyen e vërtetë të përçarjes së PD-së

Kolegji Zgjedhor i jep goditjen e radhës Berishës

Një humbje jete nga COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit

Zgjedhjet e 14 majit/ PS prezanton listën për Këshillin Bashkiak të Tiranës (EMRAT)

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha publikon pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: Qetsori nga Vlora nuk e ngatërron kollaj jehonën e frikshme të krismave të kallashnikovit me zhurmën e fishekzjarrëve

Sulmi me kallash ndaj ‘TCh’/ Artan Hoxha publikon FOTO-n e rojes së vrarë: Ishte baba i tre fëmijëve, për një muaj...

Credins Bank hap dyert për artisten e re Adela Osmani

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Dhjetor 2022

Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transformuar në një ekspozitë arti duke promovuar piktorët dhe skulptorët e talentuar shqiptarë. Pas ekspozitave të mrekullueshme të shumë artistëve të mirënjohur, sot vijmë më të veçantë, pasi duam të promovojmë një piktore të re duke i ardhur në mbështetje talenteve dhe brezit të ri.
10 vepra janë ekspozuar duke sjellë freski në ambientet e drejtorisë qendore ku klientët tanë dhe stafi mund t’i shijojnë. Edhe pse e re, Adela ka nisur një rrugëtim të bukur falë talentit dhe dedikimit të saj. Ajo ka hapur ekspozitën personale “Energy” në Paris, si dhe ka marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare në Louvre (Carrousel de Louvre) “Boom” si dhe dy ekspozita në Milano duke u bërë ndër artistët e rinj shqiptarë që ekspozojnë veprat e tyre në arenën ndërkombetare në një moshë kaq të re.
Ajo shprehet: “Për mua më e rëndësishme është që arti im të mos shkëputet nga unë, çdo vepër e imja është një copëz Adel, penelat i kam lënë mënjanë dhe artin tim e realizoj me trupin tim, me duart e mia, duke transmetuar aty çdo emocion dhe ndjesi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Stili, ngjyrat e ndezura, kombinimi i fortë si dhe përmasat e mëdha e bëjnë Adelën të jetë përzgjedhur për të kryer portrete dhe piktura për disa personalitete.
Jemi të lumtur që Credins bank po mbështet një artiste të re. Kjo ekspozitë përkon dhe me fushatën e fundit lançuar nga Credins bank dedikuar rinisë shqiptare.
“Paketa e Rinisë” nga Credins bank ofrohet pa komision për çdo të ri të moshës 18-25 vjeç, duke treguar mbështetjen tonë për të rinjtë
dhe duke i motivuar ata të jenë udhërrëfyes të përdorimit të kanaleve digjitale në Shqipëri.
Credins bank është partnere e rinisë jo vetëm për shërbimet bankare, po duke i mbështetur në idetë e tyre inovative, hakathona, punësim, këshillim, leksione e edukim financiar në partneritet me botën akademike, komunitetin e start - upeve apo dhe partnerë nderkombëtarë. Mbështetja e rinisë vjen në kuadër dhe të përgjegjësisë korporative dhe objektivit për zhvillim të qëndrueshëm specifikisht objektivit 4 “Arsim cilësor”, duke ofruar mundësi të barabarta për zhvillimin sa më të mirë të brezit të ri dhe akses në shërbimet bankare.
Le ta shijojmë ekspozitën e Adelës në këto ditë të bukura festash duke kontribuar si staf dhe klientë në promovim sa më të mirë të artit të saj.
Credins bank përherë në mbështetje të artit dhe artistëve shqiptarë!
Më të lexuarat


NJOFTIM! Mundësi punësimi në fasoneri për prodhim këpucësh

NJOFTIM! Mundësi punësimi në fasoneri për prodhim këpucësh

NJOFTIM! Kërkojmë të punësojmë një gazetar/e WEB-i në versionin online

NJOFTIM! Mundësi punësimi në fasoneri për prodhim këpucësh

Credins Bank hap dyert për artisten e re Adela Osmani

NJOFTIM! Kërkojmë të punësojmë një FINANCIERE

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

Paketa e Rinisë nga Credins bank është bërë trendi i momentit për çdo të ri!

NJOFTIM! Kërkojmë të punësojmë një gazetar/e WEB-i në versionin online

Standard advertisement for local publication of local open tender procedures
