Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për 10 vite mbi 45 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Postuar: 17/11/2018 - 18:14

Mbi 45 mijë shtetas kanë hedhur dorë nga shtetësia kosovare që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme kosovare.
 
Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi në MPB, Liridon Neziri tha se nga viti 2009, rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas Nezirit, për arsye se disa vende të Bashkimit Evropian ku jetojnë qytetarët e Kosovës nuk lejojnë dy shtetësinë.
 
“Mbi 45 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga viti 2009 deri në këto momente kur po flasim. Kjo nuk ndërlidhet asgjë me trendët e fundit të personave që dëshirojnë të jetojnë në një shtet të Bashkimit Evropian, por lidhet kryesisht me emigracionin që ne kemi pasur ndër vite dhe me personat që tashmë kanë krijuar një bazë në shtetet e BE. Janë integruar atje dhe dëshirojnë të jetojnë atje. Kjo nuk ndërlidhet as me procesin e liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë, por thjesht me procesin e shtetit që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh se Kosova ka emigracion jashtëzakonisht të madh në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, Austri apo edhe në vendet skandinave. Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër mundem me thënë se është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”, deklaron Neziri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 22:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të flasë për të paktën dy orë në një sesion të posaçëm të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, të planifikuar për nesër.

Postuar: 26/05/2019 - 22:05

Një qytetar Kosovar i identifikuar si Bashkim Fetoshi ka vendosur të padisë shtetin serb, për dëm

Postuar: 26/05/2019 - 19:18

”Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriu

Postuar: 26/05/2019 - 08:54

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pritur mbrëmjen e sotme në shtëpi nga homologu i

Postuar: 25/05/2019 - 23:47

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi, i cili së fundi është akuzuar

Postuar: 25/05/2019 - 19:53

Ish presidenti liberal serb Boris Tadiç, ka thënë sot se prania e opozitës serbe në seancën e P

Postuar: 25/05/2019 - 15:07

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se koalicioni qeveritar e ka thyer sundimin