Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kosovë, Ismajli: Qentë endacakë problem i madh i të gjitha komunave

Kosovë, Ismajli: Qentë endacakë problem i madh i të gjitha komunave

Postuar: 12/01/2018 - 17:08

Shoqata e Komunave të Kosovës këtë vit do të realizojë projektin për trajtimin e qenve endacakë, me të cilin qytetarët e Kosovës po ndeshen çdo ditë.
 
Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se komunat e Kosovës edhe në vitin në 2018 do të kenë sfida të ndryshme.
 
“Njëri ndër problemet që po ndeshet komunat e Kosovës ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Ne në fillim jemi mbështetur nga AVUK dhe në këtë vit ne jemi mbështetur nga qeveria e Kosovës më mbi 1 milion e 200 mijë euro që do të shfrytëzohen për projektet për qenët endacak”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirmëngjes Kosovë”, në RTK.
 
Sipas tij këtë vit do të bëhet kastrimi  i qenve endacak si dhe do të ngrihet një “qendër azili”.
Ai shtoi se komunat me shumicë serbe në Kosovë janë shumë mirë të integruara në Asociacionin e Komunave të Kosovës. “Vërtet kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me ato. Dy Asociacione do të jenë të dëmshëm për pushtetin lokal”, tha ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:15

Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, duke shkaktuar indinjatë tek ky i fundit, i cili veprimin e qeverisë së Serbisë, e cilësoi për keqardhje.

Postuar: 21/07/2018 - 22:08

 Disa mbajtën greva e ca të tjerë edhe protesta.

Postuar: 21/07/2018 - 16:23

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Ra

Postuar: 21/07/2018 - 14:55

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qy

Postuar: 21/07/2018 - 13:16

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një deklaratë për medien ka folur për bisedimet me Shqip

Postuar: 21/07/2018 - 12:45

Sipas projektligjit të ri për pagat në Kosovë, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit,