Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kelmendi: Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera për Kosovën

Kelmendi: Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera për Kosovën

Postuar: 08/08/2016 - 10:20

Pas marrjes së medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi është rrëfyer për emocionet e saj gjatë kësaj gare dhe ndjesinë e veçantë që mori medaljen e parë olimpike për Kosovën.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport. Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtëve, urime për medaljen që e kemi fitu bashkë”, ishte mesazhi i Kelmendit për KTV menjëherë pas duelit. “Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjnë të ndihem si sot”, ishin fjalët e saj për “Koha Ditore” menjëherë pas garës.

Ndërkaq, për mediat e huaja, Kelmendi ka treguar emocionet dhe kuptimin që ka për të kjo medalje e parë.“Jam shumë e lumtur. Të jem e sinqertë erdha këtu me synimin për medaljen e artë, por kjo është një situatë e pabesueshme. Jam shumë e lumtur për veten, për trajnerin, për kombin tim. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë dhe si për herë të parë, të fitosh medaljen e artë është diçka e madhe. Kjo ka shumë vlerë. Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shohin si hero. Unë sapo u provova se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuam një lufte, nëse ata e dëshirojnë diçka, mund ta arrijnë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, mund të bëhen, edhe pse vijnë nga një vend i vogël. Nga një vend i varfër”, deklaroi Kelmendi.

Asaj ia dorëzoi medaljen e artë vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili ua kishte premtuar një gjë të tillë autoriteteve sportive kosovare nëse Majlinda do të merrte medaljen e artë. Në momentin e ceremonisë, përkrah tij ishte edhe Marius Vizer, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizata e parë sportive ndërkombëtare e cila njohu zyrtarisht Kosovën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 22:47

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit, sot pranoi kryetarin e partisë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Postuar: 21/05/2019 - 19:28

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, nënshkroi sot dekretet e 21 ligjeve të cila

Postuar: 21/05/2019 - 19:10

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,

Postuar: 21/05/2019 - 18:29

Qëndrime të ndryshme nga një pjesë e deputetëve të LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev në njërën

Postuar: 21/05/2019 - 17:39

Reparti kirurgjik në spitalin e përgjithshëm në Strugë është mbyllur.

Postuar: 21/05/2019 - 15:18

Opozita greke pret që zgjedhjet lokale dhe ato europiane që mbahen këtë fundjavë të pasohen së

Postuar: 21/05/2019 - 15:15

Me dy fluturime në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mëngjes prej o