Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Plan i fëlliqur i shqiptarëve kundër ‘Crvena Zvezdës’”/ Mediat serbe me tërbim ndaj Kosovës, e quajnë provokim të hapur

Postuar: 09/10/2019 - 15:31

Mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes mes ekipit serb të Trepçës në Mitrovicë dhe ekipit të Crvna Zvezdës.

Pasi nuk dha leje për zhvillimin e ndeshjes, federata i kërkoi policisë që të mos lejojë futjen e futbollistëve në territorin e Kosovës për të shmangur çdo problem.

Mirëpo kjo është lexuar si provokim nga mediat serbe, të cilët e kanë cilësuar si "një plan të fëlliqur të shqiptarëve ndaj serbve dhe skuadrës së tyre".

"Kurir" shkruan se lojtarët e kampionëve serbë nuk u lejuan që të futeshin në territorin e Kosovës me forca speciale.

"Ata kishin vendosur forca speciale në doganë si edhe më pas gjatë rrugës, të cilët kishin në dorë fletë arreste për futbollistët tanë", vijon Kurir.

Pasi qendruan disa momente në doganë, ndërkohë që protestonin, futbollistët serbë janë kthyer mbrapsht për në Beograd. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:30

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr.

Postuar: 13/10/2019 - 22:45

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, ka paralajmëruar për rrezikun e sigurisë së

Postuar: 13/10/2019 - 17:39

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësu

Postuar: 13/10/2019 - 15:05

Lidhur me helmimin e 26 numëruesve në Prishtinë, ka reaguar drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeveri

Postuar: 13/10/2019 - 14:45

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, raporton se 26 zyrtarët e Kosovës nuk janë helmuar në Qendrën e

Postuar: 13/10/2019 - 12:31

26 zyrtarë kosovarë janë helmuar pasi kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota, të ar

Postuar: 12/10/2019 - 23:04

Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë të vogël votash nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti që