BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Rajoni

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të

Serbinë e presin ditë shumë të vështira. Ndërkombëtarët po ushtrojnë presion më fortë se kurrë. 8 tetori pritet të jetë dita finale për të mësuar qëndrimin e Serbisë për politikën e jashtme, për çështjen e sanksioneve ruse dhe për marrëveshjen me Kosovën. Edhe pse me gjithë presionin e fortë nga Perëndimi, Vuçiç ka dhënë sinjale se nuk tërhiqet pas. Mediat serbe shkruajnë se, ai pritej t'i drejtohej publikut deri në fund të kësaj jave, por fjalimi u shty deri më 8 tetor. Vuçiç tha: “Që nga e premtja kemi takime të rëndësishme, vjen i dërguari gjerman për Ballkanin, të shtunën do të shkoj në Bullgari, të hënën jam në Budapest. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë në Strasburg për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës më 4 dhe 5 tetor dhe më 6 është samiti i madh i komunitetit politik evropian. Më pas më 7 tetor kemi hapjen e fabrikës këtu pas shumë vitesh punë të palodhur dhe me datë 8 do t'i drejtohem publikut”, tha presidenti serb gjatë hapjes së objektit të ri të fabrikës "Grundfos".

Vuçiç nuk bën asnjë hap pas

Lideri serb tha se më pas do t'i informojë qytetarët kur bëhet fjalë për pagat dhe pensionet për qytetarët dhe, siç tha ai, për veprimet tjera që do të ndërmarrë shteti. “Dhe cilat janë masat tona për të kursyer energji dhe si të "dimërojmë" vjeshtën dhe dimrin dhe çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë politike do të ndjekim në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh atë që po ndodh”, tha Vuçiç. Ai u shpreh  se nuk po lufton për Putinin apo Bidenin. Presionet, siç thotë ai, janë të shumta dhe vlerësoi se do të shumohen. “Vuçiç nuk vendos sanksione për shkak të Putinit? Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, po luftoj për këta njerëz të mrekullueshëm, për fëmijët dhe prindërit tanë, për të gjithë njerëzit në Serbi. Nuk më interesojnë vërtet liderët e huaj. Unë po shikoj se si në këto momente të vështira Serbia nuk do të jetë nën sulmin e tyre dhe po shikoj se si të mendoj për të nesërmen. Dikush duhet të mendojë se çfarë do të bëjmë nesër kur të kemi paqe, nëse i kemi mbrojtur me sukses interesat tona apo jo”, u përgjigj ai në pyetjen se kush po i bën presion Serbisë.

Shtohen presionet nga Perëndimi

Presidenti serb shtoi se ka shumë presione, por edhe se pret që pas gjithë atyre bisedimeve të mund të flasë më shumë për këtë me qytetarët e Serbisë. “ E kuptova që këto media janë vetëm një instrument politik, ndaj herën tjetër që do të flasin për pavarësinë e mediave, do t'i kujtoj vetëm ato nga Brukseli, kjo tregon se kanë gjithnjë e më pak durim, tek ne gjithë presioni. grupet do të angazhohen për njërën palë dhe për tjetrën, si kush e paguan kë. Por për ne që nuk paguhemi, shikojmë se cilat janë interesat tona dhe për këtë do të flas më vonë. E di deri ku mund të shkoj që të mos e dëmtoj vendin tonë, e di edhe deri ku nuk do të shkoj”, tha Vuçiç.

Politika e Vuçiçit me dy karrige

Vuçiç, luan sa me Rusinë sa me Perëndimin. Edhe pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Vladimir Putinit, lëvizja e tij e fundit i jep një “shuplakë” Rusisë. Duke iu përgjigjur pyetjes se cili do të jetë qëndrimi i Serbisë ndaj vendimit të pritur të Dumës ruse për aneksimin e pjesëve të Ukrainës, Vuçiç theksoi se Serbia “nuk mund dhe nuk do ta njohë këtë”. "Serbia nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse, tha të mërkurën presidenti Aleksandar Vuçiç, pavarësisht lidhjeve miqësore mes Beogradit dhe Moskës. Por nga ana tjetër ministri serb Selakoviç, teksa foli për përpjekjet e mundshme për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, tha se fakti që një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të shtetit po flasin për këtë do të thotë se dikush e ka atë ide në kokë. “Për ne është thelbësore që Rusia të mbetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Selakoviç dhe deklaroi se përjashtimi i mundshëm i Rusisë do të ishte një fatkeqësi për ne dhe se shpreson, beson dhe dëshiron që kjo të mos ndodhë. Këto qëndrime të Serbisë po humbin durimin e Brukselit dhe ditët në vijim do të vendosin fatin e Serbisë.