BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

14 viktima në spitalin e djegur në Tetovë, Maqedonia e Veriut kërkon ndihmë nga BE dhe NATO për ekspertizë mbi shkaqet e flakëve

14 viktima në spitalin e djegur në Tetovë, Maqedonia e Veriut

Tetova, Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni, janë tronditur nga ngjarja e kobshme në një nga spitalet Covid të Maqedonisë, ngjarje që shkaktoi 14 viktima. Qeveria ka marrë vendimin të shpallë tre ditë zie në respekt të viktimave dhe në shenjë ngushëllimi për familjarët e tyre. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në momentin e rënies së zjarrit, të shtruar në spital kanë qenë 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë në trajtim në Spitalin e Tetovës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Në Covid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët e të vdekurve dhe keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Sakaq, Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë njoftoi se në mesin e viktimave nuk është askush nga stafi mjekësor. “Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Dyshime për cilësinë e ndërtimit të spitalit

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë është deklaruar edhe në lidhje me dyshimet se zjarri është përhapur aq shpejt dhe shkaktoi aq shumë viktima, si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve në ndërtimin e spitalit Covid dhe dyshimeve se mungonin elementet bazë të sigurisë për rast të tilla. Ministria ka këmbëngulur se kovid-qendrat modulare, përfshirë edhe atë në Tetovë, janë hapur pas kontrollit teknik. “Gjatë ndërtimit të të gjitha spitaleve modulare, materialet e përdorura janë të certifikuara. Ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë është projektuar me tre hyrje, korridoret janë të gjera 2.4 metra dhe parmakët e dritareve janë të ulëta për raste evakuimi. Në këto objekte nuk është përdorur dru, dhe janë vendosur të gjitha elementet tjera të nevojshme për mbrojtje. Pas lëshimit në përdorim, është bërë pranim teknik”, thuhet në njoftim. Më tej bëhet me dije se fillimisht ka pasur vërejtje teknike minimale në lidhje me ndërtesën, probleme të cilat më tej janë rregulluar përpara se të bëhej dorëzimi i spitalit dhe të niste shtrimi i pacientëve. Ministria ka siguruar se spitali Covid në Tetovë i posedon të gjitha certifikatat e nevojshme për mbrojtje nga fatkeqësitë. Edhe kompani a e cila është përgjegjësepër ndërtimin e këtij spitali modular i ka quajtur spekulime dyshimet e shpërndara mbi cilësinë dhe sigurinë e këtij spitali. “Kompania jonë, e cila punon sipas standardeve më të larta të cilësisë, është furnizues i kontejnerëve modularë të parafabrikuar në spitalin modular të përmendur, dhe në interes të informimit objektiv të publikut, ne duam të theksojmë se pjesa e gjërave që ishin përgjegjësia jonë gjatë ndërtimi u realizua në përputhje me të gjitha standardet moderne të sigurisë dhe cilësisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

RMV kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Zv. kryeministri Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e së enjtes të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. “Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë MPB-ja”, tha ai.