Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

1.8 milionë votues në Maqedonia e Veriut zgjedhin sot presidentin e ri, ky është kandidati shqiptar në garë

Postuar: 21/04/2019 - 10:08

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Në garë sot janë tre kandidatët për president, Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE. Të tre kandidatën janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

Mësohet se mbi 1.8 milionë votues do të përzgjedhin mes tre kandidatët. Deri më tani situata në këto zgjedhje paraqitet e qetë. Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Gjatë ditës së djeshme votuan 1.782 qytetarë të regjistruar që jetojnë jashtë shtetit, në 32 përfaqësi konsullore diplomatike. Po ashtu dje votuan edhe 1.640 persona të burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar.

Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese të fushatës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 23:30

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Shpetim Rudi.

Postuar: 17/08/2019 - 15:37

Partitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe socialdemokratët e Shpend Ahme

Postuar: 17/08/2019 - 15:21

Maqedonia Veriore ka reaguar për herë të parë pasi Kosova, përkatësisht Ministria e Tregtisë dh

Postuar: 17/08/2019 - 13:16

Qendra Sociale në Drenas ka bërë shpërndarjen e mishit në këtë komunë.

Postuar: 16/08/2019 - 15:19

Kryetari i opozitws maqedonase OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp ka ak

Postuar: 16/08/2019 - 15:12

Gazetari italian i cili publikoi pamje nga rasti “Haraçi”, Laris Gaiser, tha se do