BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë
x
BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit,
x
BREAKING NEWS

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si
x
BREAKING NEWS

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit
x
BREAKING NEWS

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh
x

Rajoni

24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, SHBA: Përdorimi i forcës, i nevojshëm dhe legjitim

24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, SHBA: Përdorimi i

Dje u shënuan24-vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe data është e rrënjosur në historinë e kujtesën e shqiptarëve të Kosovës. Ndaj, dje, Misioni i SHBA-së në kuadër të OSBE-së publikoi një komunikatë për media. Në këtë reagim theksohet se NATO e nisi këtë operacion për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Ky intervenim i NATO-së, siç shkruan njoftimi, kishte ardhur pasi ishin shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës. Misioni amerikan në OSBE thotë se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ka qenë i nevojshëm dhe legjitim. “Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij”, thuhet në komunikatë. Po ashtu Këshilltarja Politike në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Elisabeth Rosenstock-Siller, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.