BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

“30 metra lart zjarri, katastrofë ka qenë, ulërima dhe pikëllim i madh”/ Dëshmitarët okularë tregojnë tmerrin e një nate më parë ku gjithçka u shkrumbua për 10 minuta: Jam shumë i tronditur!

“30 metra lart zjarri, katastrofë ka qenë, ulërima dhe

Qytetarët e Tetovës janë tronditur nga shpërthimi dhe djegia e Spitalit Covid në Tetovë. Dëshmitarët thonë se ka pasur britma të mëdha njerëzish, ndërkaq shtojnë se flakët kanë shpërthyer shumë shpejtë.

Sipas tyre në vendin e ngjarjes përreth 10 minuta kanë qenë prezent edhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht zjarri ka shkrumbuar godinën për shumë pak kohë, raporton Alsat.

“Jam shumë i tronditur. Nuk e di deri ku do të shkojë, ky shtet si do të funksionojë kështu. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Unë jam mysafir jam këtu në pushim. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë këtu. Kjo është skandal!”, thotë një mërgimtar nga Tetova.

“Isha brenda në oborr. Dëgjuam disa britma njerëzish, çfarë ishte…Nuk i dhashë rëndësi, thash fëmijët janë. Kur pas 10 minutave dëgjova se është djegur spitali. Zjarr i madh. Britma të mëdha kanë qenë, tragjedi”, thotë një qytetarë i Tetovës.

“Me sy kur erdha unë vetëm flakën e pashë, tymin. Prej nga ura poshtë e pash tymin. Dmth shumë tym, shumë lart, dmth edhe era vinte deri poshtë. 30 metra lart zjarri. Katastrofë ka qenë, ulërime e madhe pikëllim e madhe”, është shprehur një dëshmitar.

Banorët e Tetovës të cilët në momentin e shpërthimit kanë qenë në afërsi të spitalit modular rrëfehen për Alsat se kjo është një tragjedi shumë e rëndë e cila nuk mbahet mend në 40 vitet e fundit.