BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

46% e qytetarëve në Kosovë marrin pjesë në votim, shënohen incidente në zonat e veriut, ja mesazhet e politikës

46% e qytetarëve në Kosovë marrin pjesë në votim,

Ditën e djeshme qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit, për të zgjedhur qeverinë që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme dhe që do të përcaktoje strategjitë në lidhje me proceset e ndërlikuara ndërkombëtare që e presin. Në orën 19.00 u mbyll procesi i votimit dhe sipas KQZ në zgjedhje morën pjesë 46 për qind e qytetarëve. Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet. Kutive të votimit i janë drejtuar edhe politikanët dhe krerët e partive, ku veç votës kanë thënë dhe fjalët e rastit duke iu drejtuar qytetarëve. Shumica e tyre kërkuan një pjesëmarrje sa më të gjerë në votime dhe nxitën qytetarët të shprehin vullnetin me anë të votës. Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti pasi ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, bëri me dije se priste një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbahen sipas tij, standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve evropiane ku qytetarët janë të lirë të thonë fjalën e tyre. Kundërshtari i zotit Hoti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja tha se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, referuar fitores së sigurt të partisë së tij, gjë të cilën e ka trumbetuar pa asnjë rezervë gjatë të gjithë fushatës elektorale. “Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashuri për vendin duhet të votojmë”, theksoi ai para mediave. Ndërkohë, kandidatja për presidente Vjosa Osmani e cila kandidon në listat e Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar i se qytetarët përmes votës, përmes vullnetit të tyre do të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Osmani pas votimit theksoi se të gjithë duhet me maturi dhe qetësi të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, të rëndësishëm për vendin. “Është një ditë e ftohtë por i ftojë qytetarët që të marrin pjesë në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Një ftesë e veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin pjesë në këtë proces se barazia fillon në kutitë e votimit”, tha Osmani. Më tej, ajo falënderoi të gjithë ata që udhëtuan dhe erdhën në Kosovë vetëm për të marrë pjesë në vendosjen e të ardhmes së vendit të tyre. “Uroj shumë që të gjithë të festojmë në fund për rregullin në këtë proces zgjedhor, dhe të mos ketë asnjë incident”, tha ajo. Ndërkohë, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi votoi u shpreh se qytetarët janë para dy opsioneve. “Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, deklaroi ai.

Parregullsitë

 Dita e zgjedhjeve në Kosovë, ashtu siç edhe në fakt pritej, nuk ka shkuar vaj. Zona e veriut të Kosovës ka shfaqur problematika të ndryshme, që nga votimet e një personi shumë herë, e deri tek fotografimi i votës. Në lidhje me ngjarjen në Mitrovicën e Veriut, është deklaruar Koordinatorja Kombëtare e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, zonja Laura Pula e cila është shprehur se ndërhyrja do të bëhet mbi personat që kanë votuar më shumë se një herë, sapo të vijë konfirmimi. Më tej, zonja Pula ka folur edhe për dy rastet e raportuar mbi fotografimin e votës, njëri prej të cilëve në Prizren e tjetri në Prishtinë. Votuesi nga Prizreni është shoqëruar në Komisariat. Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:03. “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri me tani ka iniciuar dy raste qe ndërlidhen me procesin zgjedhor. Te dy rastet, njeri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”. Me vendim të prokurorëve rastet janë proceduar në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani