BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

50 të infektuar dhe 4 që kanë humbur jetën për 24 orë/ Testime edhe për të vdekurit, zbulohet arsyeja pse Maqedonia ka më shumë viktima nga COVID në Ballkan

50 të infektuar dhe 4 që kanë humbur jetën për 24

Maqedonia e Veriut ka bërë zbutjen e masave lidhur me koronavirusin në vend, ndërkohë që numri i të prekurve dhe i viktimave nuk duket se po ndalet. Vendi radhitet në krye të listës për nga vdekshmëria në rajon. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi thotë se kjo ndodh për shkak të testeve që u bëhen edhe personave të vdekur nga sëmundje të tjera.

Maqedonia e Veriut e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në rajon. Vendi me rreth 2 milion banorë ka regjistruar 122 viktima deri tash, mbi 2 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 470 raste aktive. Ekspertët e shpjegojnë këtë me testet e shumta që janë bërë, madje edhe tek personat e vdekur nga sëmundje të tjera, siç thotë drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi:

“Arsyeja kryesore pse tek ne vdekshmëria është më e lartë është se ne jemi ndoshta shteti i vetëm në rajon që kemi bërë teste edhe tek personat pas vdekjes së tyre. Janë rreth 30 raste që janë testuar pas vdekjes dhe arësyja nuk ka qenë koronavirusi por sëmundje të tjera. Mirëpo, është diagnostikuar edhe virusi COVID-19 tek ata, pas vdekjes. Asnjë shtet nuk bën teste për koronavirus pas vdekjes dhe nëse i heqim këto 30 raste, jemi aty diku, njejtë me vendet e rajonit”, thotë zoti Ziberi.

Autoritetet kanë lehtësuar masat shtrënguese në një kohë që numri i të prekurve nga koronavirusi nuk po bie. Është hequr masa e ndalim qarkullimit dhe nga dita e enjte u hapën restorantet dhe kafenetë, megjithëse me një sërë protokollesh.

Doktor Ziberi, thotë se zonat me koronavirus janë të kontrollueshme përkundër shtimit të rasteve të reja. Ai thekson se është pritur që me zbutjen e masave të shtohet numri i të prekurve me COVID-19.

“Tash jemi në fazën e dytë të pandemisë, siç janë dhe shumë shtete të tjerë dhe pas një izolimi të plotë që kemi pasur dhe si shembull në qytetin e Shkupit të cilin ne si Qendër (e Shëndetit Publik) e menaxhojmë, deri sa i kishim masat shtrënguese në fuqi, më 5 maj nuk kemi regjistuar asnjë rast të me koronavirus. Kjo sot nuk është kështu, me që vetëm sot kemi 24 raste të reja. Por, vlen të theksohet se situatën e kemi nën kontroll. Këto janë vatra të kontrollueshme dhe kanë të bëjnë me familje. Kemi raste në një familje me më shumë persona të prekur dhe nuk është i shpërndarë virusi siç ishte në fillim apo në pikun e pandemisë gjithandej”, shprehet Dr. Ziberi

Ditëve të fundit janë regjistruar raste në komunat e Shkupit: Çair, Saraj dhe Butel dhe në Tetovë e rrethinë, ku banojnë shqiptarë dhe këtë zoti Ziberi e ndërlidh me tubimet e njerëzve dhe familjeve gjatë Ramazanit.

“Prandaj duhet të kemi kujdes se virusi është i pranishëm tek ne”, thotë ai.

Tre vdekjet e 24 orëve të fundit kanë ndodhur në Shkup dhe në Tetovë, ndërsa është regjistruar dhe viktima e parë në mesin e punonjësve shëndetësor, një farmacist nga rrethi i Strugës.

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup po bën kontrollin e punonjësve të çerdheve dhe foshnjoreve dhe nga 2000 punonjës janë testuar 1200 ku është diagnostikuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus në këtë mes, tha drejtori i Qendrës, Ziberi. Ndërkohë, në shtëpitë e pleqve janë regjistruar dy raste. Pritet që çerdhet e fëmijëve mund të hapen nga mesi i qershorit, por me mjaft ndryshime dhe masa për të shmangur eventualisht përhapjen e virusit./ Marrë nga Voa

Më të lexuarat