Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

6 të dënuar për vdekjen e shqiptarit në Itali

Postuar: 12/07/2018 - 21:06

Pas tetë vjetësh ka përfunduar gjykimi i shkallës së parë për vdekjen në portin e Livornos të punëtorit shqiptar Dashnor Quallia, 38 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, të moshës 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë.
Ishte në ditën e tij të parë të punës në Livorno bashkë me kolegët e kooperativës Ma. Ris. nga La Spezia. Punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti. Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhiboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt.

Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e gjashtë prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit nga prokurorja Antonella Tenerani ishin dhjetë, me akuzën për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë.

Të dënuarit në përfundim të procesit janë gjashtë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa tre të tjerë me nga një vit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 18:25

Gjatë një takimi në Mitrovicë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë kundër idesë së presidentit Thaçi për shkëmbim të territoreve.
 

Postuar: 18/01/2019 - 16:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që

Postuar: 18/01/2019 - 15:50

Qeveria greke ka siguruar të paktën pesë vota të shumëkërkuara për miratimin e marrëveshjes së

Postuar: 18/01/2019 - 15:48

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cil

Postuar: 18/01/2019 - 15:47

Kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Ser

Postuar: 18/01/2019 - 15:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vizitës së presidentit rus, Vladim

Postuar: 18/01/2019 - 15:44

Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoni, Zijadin Sela, ka thënë se Ligji për përdorimin e gju