BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

A do ta mbështes Greqia Kosovën për liberalizimin e vizave? Ja si përgjigjet Dendias

A do ta mbështes Greqia Kosovën për liberalizimin e vizave? Ja si

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias shprehu mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, në lidhje me liberalizimin e vizave. Deklarata e Dendias, u bë ditën e sotme gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me homologen kosovare, Donika Gërvalla.

Dendias u shpreh se Greqia do të mbështesë Kosovën për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Edhe pse Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Dendias tha se zyra në Athinë, vijon të merret me çështjet ekonomike midis dy vendeve.

Ndër të tjera, Dendias u shpreh se kjo zyrë do të shërbejë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha kushtet. Nga Greqia, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje. Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha Dendias.