BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Rajoni

A duhet t'i frikësohemi një lufte tjetër? Thellohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

A duhet t'i frikësohemi një lufte tjetër? Thellohen

Mosmarrëveshjet territoriale po thellojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të Natos.

Disa analistë paralajmërojnë se politika e brendshme po nxit tensionet, në një kohë që siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli Dorian Jones, përpjekjet e ndërmjetësimit janë të pakta nga aleatët perëndimorë, të cilët e kanë vëmendjen tek konflikti në Ukrainë.

Gjatë fjalimeve të ndryshme në Turqi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka shtuar retorikën nacionaliste, duke paralajmëruar se Turqia mund të pushtojë ishuj grekë, në të cilët pretendon se Greqia ka dërguar mjete ushtarake në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare. Mesut Casin është këshilltar i Presidentit Erdogan

“Greqia duhet ta ndalojë qëndrimin e saj aventuresk, që nuk është në përputhje me të qënit anëtar i Natos. Athina duhet të heqë dorë nga gjuha jodiplomatike, sepse po krjon shqetësime të mëdha në shoqërinë turke dhe po ngre pikëpyetjen nëse Greqia është në luftë me Turqinë. Për më tepër, po nxit ndjenjat ultranacionaliste në Turqi”.

Athina këmbëngul se dërgimi i pajisjeve ushtarake në ishujt e saj është në përgjigje të kërcënimeve ushtarake turke.

Greqia është angazhuar në një program të rëndësishëm armatimi, duke blerë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca dhe nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarak. Athina thotë se është e gatshme përballë fqinjit të saj të fuqishëm.

Cengiz Aktar është profesor i shkencave politike në Universitetin e Athinës.

“Dy marrëveshje të rëndësishme, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën, shtuan jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe moralin e forcave të armatosura greke. Pra, ata kanë besim tek vetvetja”.

Politika e brendshme mund të përkeqësojë tensionet aktuale, ndërsa udhëheqësit e të dy vendeve do të përballen me rizgjedhje vitin e ardhshëm.

Zoti Erdogan përballet me një sfidë të vështirë, pasi inflacioni në Turqi është rritur gati 100%. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përfshirë në një skandal përgjimi telefonik të kundërshtarëve të tij politikë.

Serhat Guvenc është profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has.

“Ky tension ndoshta do t’i ndihmojë ata brenda vendit. Por kapërcimi i pragut mund të ketë pasoja të padëshiruara”.

Tensionet nuk janë diçka e panjohur për Turqinë dhe Greqinë. Në vitin 1996 të dy vendet shkuan në prag të luftës për një ishull të vogël të pabanuar. Kriza u shmang pas ndërhyrjes së Uashingtonit.

Mungesa e përpjekjeve të tilla ndërmjetësuese është rezultat i agresionit rus në Ukrainë dhe marrëdhënieve të tensionuara të Erdoganit me aleatët perëndimorë. Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

“BE-ja dhe Uashingtoni ndeshen me sfida të mëdha në mënyrën se si ta trajtojnë Ankaranë dhe Erdoganin. Pra nuk duan një problem më shumë”.

Këtë muaj, Turqia dhe Greqia fajësuan njëra-tjetrën për mbytjen e refugjatëve në detin Egje. Ndërsa asnjëri prej udhëheqësve nuk duket i gatshëm të tërhiqet dhe mungon ndërmjetësimi, egziston rreziku që vdekjet në Egje mund të mos jenë të fundit./VOA

 

Më të lexuarat