BREAKING NEWS

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi askush nuk pranonte të më kandidonte!

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi
x

Rajoni

A ka frikë Albin Kurti të bëhet kryeministër? Ramush Haradinaj jep përgjigjen që nuk pritej dhe lëshon paralajmërimin e fortë

A ka frikë Albin Kurti të bëhet kryeministër? Ramush

Ramush Haradinaj komentoi mbrëmjen e sotme situatën politike në Prishtinë.

Sipas tij, është i pakuptimtë dhe i çuditshëm qëndrimi i Albin Kurtit, mandatari për krijimin e qeverisë së re.

A ka frikë Albin Kurti të bëhet kryeministër?

“Situata pas zgjedhjeve ka qenë e qartë dhe e lehtë për të krijuar qeverinë. E qartë sepse të gjitha partitë politike e kanë pranuar rezultatin zgjedhor. Pra zgjedhje të pranume. Imagjinoni krahasimin Kosovë-Shqipëri. Menjëherë e kemi pranu rezultatin. Tek ne sistemi është parlamentar dhe ai që ka një vote më shumë merr përgjegjësinë të krijojë qeverinë. Në këtë rast përgjegjësia i ka taku Albin Kurtit, Vetëvendosjes. Unë kam patur qëndrim të qartë ndaj zotit Kurti dhe Vetëvendosjes se, është mashtrim ajo që i është ofruar qytetarëve, do dalë zhgënjim. Edhe e kam thënë që ditën e parë, por përkundër kësaj i kam thënë i uroj sukses. Tani jam i habitur që zoti Kurti nuk e ka gjetur formulën për të krijuar qeverinë", tha Haradinaj.

Po kërkon LDK shumë?

“Në sistemin tonë, kryetari i qeverisë ka pushtet të madh. Kurti nuk duhet të mërzitet një ministër më shumë ose pak se ai është kryeministër i atyre ministrave. Kurti ka patur qëndrim të çuditshëm për një mandatar. Ai ka qëllim të çojë vendin në zgjedhje. Ai e ka mundësinë me kriju qeverinë e vendit", deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinaj., është më mirë të kemi një qeveri të atyre që kanë fituar zgjedhjet.