Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AAK: Kosova ta bëjë Gjykatën Speciale në këmbim të vizave dhe Ushtrisë

AAK: Kosova ta bëjë Gjykatën Speciale në këmbim të vizave dhe Ushtrisë

Postuar: 08/01/2018 - 19:36

Nga partia e kryemisnitrit Haradinaj, AAK, janë dëgjuar zërat e parë në favor të Gjykatës Speciale të krimeve të luftës. Zëvendës-ministri i Ambientit, Besim Demi, ka thënë sot se Kosova nuk duhet të shfuqizojë Gjykatën Speciale, por në këmbim të saj të kërkojë nga Bashkësia Ndërkombëtare liberalizimin e vizave dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
 
Demi më tej i ka quajtur “lojëra” tendencat për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, dhe ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe partnerin e koalicionit Kadri Veseli se po bëjnë lojëra për kredi politike.
 
“Tash kur pothuajse ’shou’ mediatik rreth Gjykatës Speciale po merr epilog, lind pyetja kush fitoi dhe kush humbi? Kush mashtroi dhe kush ndejti besnik në parime? Për të parën s’ka s’ka dilemë se fitues doli Kadria me një pjese te madhe te ‘shoqërisë civile’.
 
Ndërsa të dytën por jo menjëherë do të del kryeministri Haradinaj, pasi për asnjë çast kur ky mer obligime nuk kthehet pas, dhe kjo e karakterizon Ramushin nga të tjerët që e ‘gjuajn gurin dhe e fshehin dorën’. Nga krejt kjo histori dyjavore, Kosova do të duhej që në kompensim të pajtimit pro Gjykatës, të kërkohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si shteti i vetëm që ka mbetur i izoluar”, deklaron Demi.
 
“Yryshi për zhbërjen e speciales në njerën anë dhe ‘yryshi’ kundërshtues në anën tjetër (përfshirë edhe Beogradin zyrtar) nuk ishte asgjë tjetër pos tendencë për të përfituar politikisht sa më shumë, deri në atë shkallë sa që vlersoheshin kush esht pro dhe kush kunder Amerikes. Kjo s’do koment, Populli i Kosoves ësht njeri nder popujt qe mas shumti i beson SHBA-ve, dhe me te drejt presin ndihmen e tyre per te pasur shtet ne plot kuptimin e fjales e jo vetem shtet ne leter. Pra Urime atyre qe e bene peticionin per ta faktorizu nje Individ, qofshin ata per apo ata virtual kunder”, thotë zv. ministri i Ambjentit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 19:16

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka nxitur reagime nw Serbi, ku presidenti Aleksander Vuçiç, ka mbledhur në një takim urgjent krerët e institucioneve serbe, përfshirë edhe kreun e ‘Repu

Postuar: 19/07/2019 - 18:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka t

Postuar: 19/07/2019 - 16:55

Dorëheqja e Ramush Haradindaj do të çojë Kosovën në zgjedhje të reja parlamentare.

Postuar: 19/07/2019 - 16:40

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i Kosovës.

Postuar: 19/07/2019 - 16:36

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Postuar: 19/07/2019 - 16:18

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Postuar: 19/07/2019 - 15:45

Qeveria gjermane vlerëson pozitivisht misionin e ri të Frontex në kufirin shqiptaro-grek.