BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Rajoni

Agimi i Artë shpallet organizatë terroriste, përfundojnë pas hekurave ish-deputetët e partisë naziste

Agimi i Artë shpallet organizatë terroriste, përfundojnë pas

Më në fund drejtësia u vu në vend dhe Agimi i Artë që deri tani fshihej nën petkun e një partie e cila madje ishte edhe në parlamentin Grek që nga 2012 deri në 2019, tashmë konsiderohet me vendim gjykate “Organizatë terroriste”. Gjykata e Apelit në Greqi mori ditën e djeshme vendimin që, pas 5 vitesh e gjysmë gjyqe, liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, u shpallën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tyre për krime dhe drejtimin e një organizate kriminale. Gjatë kohës që ishte në parlament, kjo Agimi i Artë mblidhte rreth vetes mbështetës duke e konsideruar veten si një parti politike patriotike, që mbronte interesat e vendit dhe që luftonte sistemin nga brenda, ndërkohë nga ana tjetër vazhdonte të mbante lidhje me partitë neo fashiste të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Gjykata dënoi gjithashtu edhe Giorgos Roupakias, vrasësi i reperit antifashist Pavlos Fyssas, si dhe 15 nga 17 të akuzuarit e tjerë për krimin që tronditi vendin në shtator të vitit 2013. Prokurorët grekë thanë se 68 udhëheqës, deputetë dhe aktivistë urdhëruan ose të paktën ishin në dijeni të vrasjes së Pavlos Fyssas, repistit antifashist i vrarë në Shtator të 2013. Ata janë gjithashtu të dyshuar për sulme të tjera të dhunshme dhe përpjekje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve. Midis të shpallurve fajtor ishin edhe 7 ish-deputetë të Agimit të Artë të cilët përballen me dënime me heqje lirie deri në 15 vjet. Gjykata ka dhënë dënimin fajtor për tentativë vrasjeje edhe për sulmin e pesë anëtarëve të kësaj organizate ndaj peshkatarëve egjiptianë në lagjen Keratsini.

Reagimi qytetar

Mbledhja e më shumë se 15 mijë qytetarëve jashtë ambienteve të gjykatës, ishte shuplaka më e mirë që iu dha AA e cila përfitoi nga zemërimi, pasiguria dhe frika për të ardhmen e grekëve, për të hyrë në parlament dhe për të shkruar një faqe turpi ne historinë e qeverisjes greke. E vetmja gjë që Agimi i Artë bënte mirë ishte përhapja e urrejtjes midis grekëve dhe mbi të gjitha urrejtjen ndaj atyre që nuk ishin raca “helene”. Nga mediat ndërkombëtare raportohen se ka pasur përplasje të dhunshme mes mbështetësve të Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre. Policia ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën, ku raportohet se në vendin e ngjarjes janë hedhur sende të forta dhe gaz lotsjellës. Më shumë se 30 mijë persona janë përfshirë në protestat para gjykatës ndërkohë që përveç Athinës protestat kanë nisur edhe në Selanik. Pjesa më e madhe janë kundërshtarë të Agimit të Artë dhe mbështetës të dënimit të dhënë ndaj tyre. Ajo që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe që ka qenë në krye të luftës ndaj Agimit të Artë, ka qenë nëna e reperit të vrarë Pavlos Fyssa, Magda Fyssa. Pas vendimit, me lot në sy por e lumtur që drejtësia u vu në vend, e ëma e Pavlos mësohet të ketë thënë “Pavlos e bëri… Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Pavlos është gjallë, shtypi nazistët”, është shprehur ajo. Partia Agimi i Artë është një parti e cila u krijua në vitin 1980 si një organizatë neo naziste dhe arriti të ishte partia e tretë më e madhe në Parlamentin grek. Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, qëmori pjesë dhe ndihmoi në organizimin e një rrjeti të dhënash për të regjistruar dhunën rraciste në Greqi, tha të mërkurën se vendimi i Gjykatës do të rrisë përpjekjet e atyre që po përpiqen që të ndjekin ligjërisht krimet e urrejtjes. “Akuzat kundër udhëheqësve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë vrasjen e Pavlos Fyssas, zbulojnë një çarje që ekziston jo vetëm brenda Greqisë, por në të gjithë Evropën dhe më gjerë”, tha Nils Muiznieks, drejtori i Evropës në Amnesty. “Ndikimi i këtij vendimi, në atë që është një gjyq emblematik i një partie të djathtë ekstreme, me një qëndrim agresiv anti emigrimit dhe të drejtave njerëzore, do të ndihet shumë edhe përtej kufijve të Greqisë”, u shpreh ai.