Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ahmeti përshëndet takimin e Prizrenit

Ahmeti përshëndet takimin e Prizrenit

Postuar: 12/01/2014 - 12:29

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur takimin e djeshëm të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të mbajtur në Prizren. Në një prononcim, shefi i Kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka përshëndetur takimin e përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe ka uruar që sa më shpejtë të realizohen në praktikë të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin e hapësirës shqiptare.
 
“Mbledhjet midis qeverisë së Maqedonisë më atë të Kosovës dhe të Shqipërisë u shtyen për arsye të zgjedhjeve në Tiranë dhe Prishtinë, por jam i bindur që do të mbahen shumë shpejt dhe që do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh të marrëdhënieve tona”, shtoi Grubi.
 
Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka mirëpritur këtë mbledhje duke e quajtur historike dhe duke shprehur bindjen që takime të tilla do të mbahen së shpejti edhe me Qeverinë e Maqedonisë.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:45

Pas Ramush Haradinajt i cili ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kreut të qeverisë, Isa Mustafa më në fund ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së.

Postuar: 20/07/2019 - 15:08

Ramush Haradinaj një ditë pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, ka zgjedhur që të kalo

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Anëtari i Kryesisë së PDK në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka lëshuar akuza në drejtim të Ramush Ha

Postuar: 20/07/2019 - 14:47

Ashtu sikurse Vuçiç në Serbi, edhe Lista Serbe në Kosovë e ka quajtur dorëheqjen e Ramush Harad

Postuar: 20/07/2019 - 14:06

Ramush Haradinaj, ditën e djeshme dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.