BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Aksioni në veri të Kosovës rikthen tensionet, Kurti përplaset me Borrell, Osmani e prerë se nuk ka kompromis me luftën ndaj krimit

Aksioni në veri të Kosovës rikthen tensionet, Kurti

Degradimi i reagimit të serbëve në Mitrovicën e Veriut dhe Zverçan, ndaj aksionit të policisë së Kosovës kundër kontrabandës, ka nxitur reagime të shumta nga politikanët e Kosovës, Serbisë, por edhe atyre ndërkombëtarë. Zyrtari i Lartë Europian mbi Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell deklaroi në një postim në Twitter se incidentet në veri duhet të ndërpriteshin menjëherë dhe se vetmja zgjidhje për të gjitha çështjet është vetëm dialogu. “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell. Një deklaratë e tillë ka ngjallur pakënaqësi, pasi luftimi i krimit, kontrabandës dhe korrupsionit shihet si një çështje e brendshme e shtetit dhe se nuk ka asnjë kuptim që një gjë e tillë të shihet si objekt për dialogun mes Prishtinës e Beogradit nënë drejtimin e Brukselit. Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, i është drejtuar zotit Borrell e kërkesën që të mos e portretizojë dhunën e nxitur nga huliganët serb si problem ndëretnik. “I dashur z. Borrell, faleminderit për shqetësimin tuaj. Është e rëndësishme që të mos portretizohet dhuna fatkeqe e nxitur nga disa huliganë të orkestuar nga Beogradi si një problem ndëretnik midis qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë”, ka shkruar ai. Dalipi ka vijuar me faktin se aksioni i Policisë ishte i drejtuar vetëm kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna kosovare, njëra prej të cilave ndodhet në pjesën veriore të Kosovës. Sipas tij, krimi dhe kontrabanda nuk kanë etni. “Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës ka qenë e drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës, njëra nga të cilat ka ngjarë të jetë pjesa veriore e Kosovës(ku disa kriminelë kanë nxitur dhunën. Askush, dhe posaçërisht as një zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë një problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran”, ka përfunduar ai. Sakaq i ndryshëm nga reagimi i BE, ka qenë deklarata e ardhur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Ambasada ka deklaruar se Washingtoni zyrtar është tejet i shqetësuar me mënyrën se si përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës, është kundërshtuar dhe madje edhe sulmuar. “SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës.

Reagon Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me situatën në veri. “Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromistë dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Prandaj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet "aksion në veri", sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e që të përbashkëtën e kishte kontrabandën dhe krimin e organizuar”, shkroi ajo. Sipas Osmanit, ky lloj krimi ka qenë dhe është gjithmonë multi etink. “Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por, ato ditë kanë perënduar. Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale. Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë”, tha ajo. Presidentja kërkoi nga BE që tani që kjo luftë ndaj krimit është e vërtetë, e pakompromistë, dhe e panegociueshme, BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson.

Më të lexuarat